Kërcënimet e Trump nuk japin efekt, OKB voton kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit (zbardhet si votoi Shqipëria)

21 Dhjetor 2017, 18:39Politika TEMA

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime për një rezolutë që kundërshton njohjen e SHBA nga Jeruzalemi si kryeqytet të Izraelit.

Shqipëria votoi pro rezolutës.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley përsëriti vendosmërinë e SHBA për të zhvendosur Ambasadën e vendit të saj në Jeruzalem. Ajo i bëri komentet në seancën urgjente të Asamblesë së Përgjithshme, e cila shqyrtoi rezolutën në fjalë.

Në fjalimin që mbajti në seancën e sotme, Ambasadorja Haley tha se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesja më e madhe e Kombeve të Bashkuara, shumë më e madhe se vendet e tjera dhe se kjo duhet të respektohet nga të tjerët.

“Ne do t’jua themi ndershmërisht: kur ne japim kontribute zemëgjera për Kombet e Bashkuara, ne kemi gjithashtu shpresën legjitime se dëshira jonë e mirë do të njihet dhe do të respektohet,” tha ajo.

Zonja Haley ritheksoi se Amerika do ta vendosë ambasadën e saj në Jeruzalem. “Kjo është ajo që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë që duhet bërë,”tha zonja Haley.

Ajo paralajmëroi më parë përfaqësuesit e vendeve të tjera në Kombet e Bashkuara se do të mbajë shënim emrat, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votojë për rezolutën që refuzon njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Zonja Haley tha se Presidenti Trump i ka kërkuar që ajo t’i dorëzojë një raport mbi vendet të cilat votojnë kundër Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Trump njoftoi më parë këtë muaj se Uashingtoni do ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe do të fillojë përgatitjet për të ndërtuar atje një ambasadë të re. Vendimi shënon një ndryshim në politikën e Uashingtonit për Izraelin.

Njoftimi i zotit Trump u ndesh të hënën me një nismë brenda Këshillit të Sigurimit për miratimin e një rezolute ku theksohet “keqardhja e thellë për vendimet e fundit lidhur me statusin e Jerusalemit”.

Shtetet e Bashkuara përdorën fuqinë e vetos për ta bllokuar miratimin e rezolutës.

Izraeli e shikon tërë Jeruzalemin si kryeqytetin e tij të përjetshëm, ndërsa palestinezët duan Jerusalemin Lindor si kryeqytet të një shteti të ardhshëm dhe thonë se Shtetet e Bashkuara nuk janë më një partner i besueshëm në procesin e paqes.

15 komente në “Kërcënimet e Trump nuk japin efekt, OKB voton kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit (zbardhet si votoi Shqipëria)”

  1. krysho ludovik says:

    Kjo jevga so ja prese leket qivirise se rames tani qe votoi kundra?
    apo meqe ka ngere hadjar shqiptar (tema thote qe kshu e ka burrin) do vazhdoje te paguaje?

    1. €piriiiiii says:

      Politikane Leshi. Absteno o Qorr. Rri jasht Shkretetires IzaelitoArabe.

  2. LORA says:

    Lajm I mire vota dominante e OKB-se.
    Votim I drejte ai i shtetit te shqiptareve.

  3. Miri says:

    Palestina voting Kosovo je srbia! Ju lumte. Künder shba mbrojtesi i vetem i Shwiptareve.Gafe me pasoja.

  4. the scotsman says:

    je bravo te madhe qeverise Rame per voten .

  5. KOZi says:

    Votim zvarranik i maxhorancws, nuk eshte qendrim si BE. BE ka motive tjera qe nuk afrohen me Turqine dhe vendet Arabe. Ne themi si Europa e votojme si Turqia……motivi i njejte si ne 1973,1980, 1992, ……e gjithmone …………tung

  6. Janullatos arxidifagos says:

    Palestina nuk e njohu Kosoven !
    FUCK PALESTINA !

    1. Illyrian says:

      Edhe Izraeli nuk e ka njohur.
      Fuck them both.

    2. ABC says:

      Lexo pak me shume se mbase te hapen syte e trurit.

  7. drini says:

    Shpresoj qe amerika ti ndershkoje mire keta bukeshkelur, qe votuan pro pushtuesit te tyre 500 vjecar

  8. TEO says:

    Gabim, duhet te kishim abstenuar.

  9. Eda says:

    Kjo jevga indione qe bo si amerikone,tha qe kush voton kundra Trumpit,Amerikes,do ti mbaj shenim dhe do ja kallxoj Trumpit.Tani e ka kollaj ,pa majt shenim fare,ti thote te gjithe votun kundra.

  10. Konstandin says:

    Vota duhej te ishte nje “PO” e madhe
    politikanet e Shqiperise jo vetem qe jane bythe pambuker te trash injorant qe ne genin familiar e shoqeror . Por me kete vote ata treguan qe Jane te pa after te ndahen nga callmaxhinjet dhe se jan qener qe hane edhe doren qe I mbron dhe ju jep mundesin qe ti quajne politikucer
    Duaret nuk mbahen nje ne tepsin me revani dhe tjetra ne tepsin me bakllava se nuk jeni aq te zgjuar si politikucer

  11. Luli says:

    Kjo eshte besa e Shqiptarit o Eda kurva.Ata qe e ushqejne,ata tradhton.

  12. Dardan Gashi says:

    edi rama qenefi islamokomunist ntaqift IZRAELI edhe KOSOVA edhe SHQIPNIA ,….e ma se shumti taqift nonen AMERIKAAAAAAAAAAAAAA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje