Qyteti i Elbasanit vijon të preket nga skena kriminale.
Gjatë orëve të paradites një automjet është qëlluar me breshëri plumbash në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku fatmirësish nuk ka asnjë të lënduar.
Sipas burimeve nga blutë e qytetit dyshohet se atentatorët kishin pasur në shënjestër pronarin e automjetit.
Agresorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja ku më vonë kanë djegur me benzinë makinën e tyre tip fuoristradë me targa AA616AB.
Banorët e lagjes ‘5 Maji’ kanë raportuar menjëherë në polici djegien e këtij automjeti në një prej rrugicave.
Autorët ende të pa identifikuar janë përpjekur të humbin çdo gjurmë në vendngjarje.
Dyshohet se ky automjet ka qenë i vjedhur pak ditë më parë dhe se grupi ka pasur për qëllim ta përdorë për këtë ngjarje.
Ndërkohë, “TemA” mëson se efektivët janë duke shqyrtuar edhe pamjet e bizneseve rrotull. (TemA)