Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi të madhe mishi i cili ishte i kontaminuar.
Mishi është ndaluar në fshatin Mengel të Elbasanit.
Burime zyrtare nga Policia bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të përbashkët të AKU me policinë e Elbasanit, në thertore u gjet sasia e mishit e cila ishte jashtë kushteve normale të konservimit.
Lidhur me këtë policia ka nisur hetimet për pronarin e saj, A. SH, 63 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.(TemA)
“kontaminuar” nga e gjetet kete fjale
mesoni shqip dhe shkruani shqipe ne gazetat shqipetare