Fqinjët tregojnë momentet e tmerrit: E moshuara u dogj e gjallë në banesë prej rezistencës

21 Dhjetor 2017, 10:30Kronika TEMA

Zjarri shkrumboi një banesë në Devoll, ku për pasojë humbi jetën tragjikisht një 85-vjeçare.

Dëshmitë e fqinjëve të të moshuarës Shyqyrie Bletaj kanë përcjellë momentet e tmerrit ku shprehen se në orën 21:30 të mbrëmjes së djeshme kanë dëgjuar që në shtëpinë ku banonte e moshuara po thyheshin xhama.

“Pamë që shtëpia e Shyqyrie Bletajt kishte marrë flakë dhe lajmëruam policinë dhe zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi në kohe por s’mundi të bënte asgjë”, tha fqinji për BW.

Ndërkohë ata shprehen se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një rezistencë që e moshuara e përdorte për t’u ngrohur.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 20.12.2017, rreth orës 22.30, kemi marrë njoftim se në fshatin Bitinckë-Devoll, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Sh.B, rreth 85 vjeçe.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar Zjarrfikësja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë. Por si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen shtetasja e mësipërme, e cila jetonte e vetme në këtë banesë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje