Protesta e opozitës, lirohen 6 personat që goditën me sende të forta efektivët e policisë

21 Dhjetor 2017, 10:46Kronika TEMA

Gjykata Penale e Tiranës ka marrë një vendim për protestuesit e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë, ditën e hënë.

Mësohet se ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për personat që u ndaluan për dhunën e ushtruar ndaj policisë.

Në tentativë për të çarë kordonin e policisë dhe për t’u futur në Kuvend, ata janë konfrontuar me disa prej efektivëve duke i lënduar me sende të forta.

Janë lënë të lirë protestuesit: Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë; Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë); Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.(TemA)

4 komente në “Protesta e opozitës, lirohen 6 personat që goditën me sende të forta efektivët e policisë”

  1. spartaku says:

    Kushedi sa shperbilm do marin keta horra nga Berisha dhe Basha.Pd-ke,prite sa nuk i ka shpallur heronje, se goditen forcat e policis.Po vijne votimet e per pushtetin lokal,ju,A doni vota? Me keto pislleqe qe bene pd-ke, kurre nuk ka per te fituar.Parti kriminelash.

  2. albaniafirst says:

    E c’mund te presim me teper nga Gjykatat e Berishes te cilat nuk mund te mbajne ne burg kamikazet e tij rrugace.

  3. Bato says:

    Ata per leke kan dale ne protesten e turpit.Tu vinin ndonji gjobe te majme kish qene me mire.

  4. katarakti says:

    Turp. Keta gjyqtaret jane po aq kriminele sa ata qe gjykojne. Jane te gjithe te korruptuar dhe hajdute. Por askush nuk mund t’i kontrolloje dhe denoje. Ne emer gjoja te pavaresise se gjyqesorit, keta plehra bejne si duan. A mund te vazhdohet me keshtu?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje