“Jeta është thjesht një flluskë” thotë një shprehje e vjetër. Por këtë gjë duket se e sfidon një djalë i cili ka guxuar të tregojë se nuk ka aspak frikë nga vdekja.
Ai shfaqet në një video të publikuar në rrjet teksa kalon në çatitë e një ndërtese 43 katëshe në Dubai.
David Nelmes qëndron në majë të ndërtesës gjigande Al Dar në Marina Dubai dhe nis të hidhet.
23-vjeçari britanik vërtet duhet të jetë i “çmendur” pas këtij pasioni që në të vërtetë është lojë me jetën. (TemA)