FRPD përdor vdekjen e të riut shqiptar për të bërë politikë: Kjo qeveri e kriminalizuar mendon veç për xhepat e pushtetarëve

24 Dhjetor 2017, 14:53Kronika TEMA

Disa të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kukës, kanë ndezur qirinj për të ndjerin Florenc Beqiraj që humbi jetën në Marsejë të Francës.

Me këtë rast të dhimbshëm, kreu i FRPD-së Belind Këlliçi zgjodhi të sulmojë qeverinë “Rama” ku thotë se është e kriminalizuar dhe se mendon  vetëm për të ardhurat që do të marrë nga droga.

Kjo vdekje vërtet është  e rëndë dhe trishtuese, por opozita ka 1001 hapësira të tjera për të adresuar akuzat e forta ndaj qeverisë se sa të shfrytëzojë dhimbjen e madhe të një familje.

“Florenci emigroi sepse asnjë shpresë nuk shihte më në horizont. Kjo qeveri e kriminalizuar, që çdo ditë mendon veç për xhepat e pushtetarëve, e mbjell çdo vit varfëri e mjerim, nuk gjeti dot asnjë fjalë ngushëllimi për Florencin, se për t’u interesuar për atë çfare i ndodhi, as që mund të pritej prej saj.

Si Florenci janë me qindra të rinj që enden rrugëve të Europës, sepse qeveria nuk mendon asnjë sekondë për punësimin dhe te ardhmen e tyre.  

Kukësi është simboli i emigrimit masiv por për këtë qeveri është thjesht një statistike. Për këtë qeveri rëndeëi ka sa te ardhura do të grumbullojë nga hashashi, sa para do të fusë në xhep nga tendera e koncesione, si do të pastrojë paratë e krimit dhe drogës, si do të mbyllë dosjet e ministrave e të shpetojë kokën e kryeministrit të zhytur në afera kriminale e korruptive,” tha Këlliçi. (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje