Policia rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin gjatë orëve të natës për të parandaluar aksidentet si pasojë e shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit por edhe gjendjes së tyre.
Pëmes një njoftimi mësohet se policia ka pezulluar 12 leje drejtimi dhe ka arrestuar 2 shoferë.
“Në rrugën “Ferit Xhajko”, Tiranë. -1 gradë temperatura në rrugë. 0.20 mg/l e deri 0.74 mg/l konsum alkooli nga drejtues mjetesh. 12 leje drejtimi të pezulluara. Dy drejtues mjetesh në pranga. “Edhe pse mund t’ju kenë qerasur të tjerë, nëse përdorni alkool dhe drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit, do t’ju zbrazet xhepi për 6 muaj sepse do duhet te përdorni mjete të tjera transporti, urban, taksi dhe të gjithë në shtëpi do t’ju ngarkojnë me faj…”, thuhet në njoftimin e policisë.(TemA)