Revista Mapo ka shpallur ambasadorin Donald Lu, si njeriun e vitit që po lëmë pas.
Sipas kësaj reviste, “amerikani i hekurt ” në Tiranë nuk u zmbraps para pengesave të pafundme të politikës së majtë dhe të djathtë për të mos kaluar dhe zbatuar Reformën në Drejtësi, që sipas ambasadorit ‘sapo ka filluar’”.
“Ajo që për ne mbeti deri në fund qendra e zhvillimeve të vitit është debati i Reformës në Drejtësi dhe “motori” i saj, ambasadori amerikan Donald Lu.
Angazhimi i fortë trevjeçar i përfaqësuesit të SHBA-ve në Tiranë për të ndryshuar sistemin gjyqësor edhe këtë vit ishte e vetmja përpjekje reale që shtyu përpara reformën përballë pengesave nga të gjitha kahet e politikës vendëse, gjykatësit apo prokurorët.
Negociatat dhe presioni i Donald Lu pas çdo ngecjeje në Kuvend, padie në Kushtetuese apo mungese besimi të shoqërisë civile për t’u bërë pjesë e reformës, mbetën njësoj vendimtare po aq sa në korrik 2016, kur 140 deputetët ngritën kartonin jeshil pro shkëputjes së lidhjeve të politikës nga drejtësia.
Paralelisht me reformën, qëndrimet e forta të ambasadorit për “baronët e drogës”, denoncimet me emra të politikanëve të lidhur me krimin, familjet dhe klanet mafioze që drejtojnë të lirë operacionet kriminale ishin “shkundja” e radhës për të nxitur reagimin e policisë dhe të Prokurorisë”, shkruan kjo revistë në argumentin e saj për zgjedhjen e ambasadorit Lu, si njeriu i vitit.(TemA)
Vetem ne Al-Boniston dhe TEMA besohet kjo idjotesi dhe injorance.
Dhe ty o hekurishte vetem 55-a te ka qen besnik..
E meriton..Jeni shume te sakte..Mapo!!
Por, ka edhe ky gabimet e tija..Prej kohesh,ky ambasador,i mbeshtetur, nga nje shtet i forte sic eshte Amerika..duhej ti kishte cuar,ne pranga, Saliun, Ilirin dhe Lulashin..Do thoni ju skishte prokurorine me vete..Jo ,Jo !Seshte ashtu..Amerika, dhe fbi amerikane, kane prova e fakte te gjalla qe keta persona ti denonte, edhje me gjykata nderkombetare..Shpresoj, te mos perfundoje si Arvizuja..,Kur shpalli Berishen Bure shteti..nderkohe kur Berisha dhe Luli kishin vrare,4 njeres te pafajshem ne bulevard..Une shpresoj shume te ky ambasador..
Pse jo nje pasaporte shqiptare mer lu?
Nuk dua qe nje njeri si ky te largohet nga shqiperia
Ne asnje vend te botes nuk do kishin me shume nevoje per te se ne shqiperi dhe ne asnje vend te botes nuk do ta respektonin me shume se ne shqiperi