Ka mjaftuar një shpifje e portalit të financuar nga Shkëlzen Berisha, që të bashkojë në një mendje të gjithë gazetarët e kronikës kundër kësaj metode të të bërit gazetari.
Në një shkrim të gjatë në formë komenti, portali i Zenit trajton situatën në Prokurorinë e Përgjithshme pas zgjedhjes së Arta Markut, dhe i lëshon kaq shumë frerët e fantazisë, saqë shpik dreka e deklarata të ministrit Xhafaj me gazetarët në lidhje me këto zhvillime.
Sipas këtij portali: “…ministri i Brendshëm. Fatmir Xhafaj duket se ka marrë kompetencat e kryeprokurorit, pasi në një drekë informale me gazetarët mesditën e së shtunës, u ka prezantuar atyre ndryshimet në stafin e Prokurorisë.”
Ky pretendim i portalit dhe vetë biseda e fantazuar, është hedhur poshtë nga vetë gazetarët të cilët në profilet e tyre në facebook, kanë reaguar mjaft të indinjuar, pasi në njëfarë menyrë, ky lajm cenon integritetin e tyre moral e profesional.
Më poshtë një përmbledhje e disa prej komenteve të gazetarëve:
Gazetari i Top Channel Eni Ferhati, në statusin e tij thotë:
“Portaliste qe po cmendni miletin ! Per hir te se vertetes un rastisa te isha i ulur ne krah te ministrit Xhafaj por ne asnje moment nuk kam degjuar fjale qe po i lexoj ne nje artikull.”
Klodiana Lala, duke iu referuar shkrimit, thotë:
“Kush e ka bërë një maskarallëk të tillë?”
Fabiola Hoxha:
“Epo 20 gazetar kronike ne tavoline e se beri askush si lajm, e bejne portalet???“
Dorjana Bezat:
“Ai qe e ka bere nuk paska asnje vlere si njeri! te konsumosh dreke e me pas te shpifesh e te pergojosesh eshte shume e ulet!”
Kreshnik Mersinllari:
“aahhahaahha, mire qe ka pj… nje portal dhe ka shpif, por si ka mundesi tjetri I referohet dhe e riben lajm”.
Adi Shkembi:
“Mos e merr kaq seriozisht, vetem nje gjobe eshte”.
Afërmendsh, nëse ministri Xhafaj do të kishte diskutuar çështje të tilla me gazetarët, me siguri absolute ky lajm do të kishte dalë menjeherë në media.
Nuk do të kishte nevojë të prisnim portalin e Xenit dixhital që të publikoheshin “scoope” të tilla.
Por në këtë rast nuk kemi të bëjmë me ndonjë “scoop” por thjesht me një skopjim të trurit të atyre që e kanë shkruar, për turpin e vet, duke implikuar edhe pjesën më të rrezikuar të të gjithë medias shqiptare, që janë gazetarët e kronikës.(TemA)
ÇMERRENI ME HALENË E ZENIT?????