Historia e panjohur e inxhinierit shqiptar që shpiku "kanoçen" për t'i shpëtuar izolimit komunist dhe fati i tij i trishtë!

25 Dhjetor 2017, 10:23Politika TEMA

Nga Konstandin Dhamo

Në rrugët përqark Bllokut has shpesh herë edhe Saimir Malokun. E kemi harruar sakaq, këtë shpikës të rëndësishëm për ne shqiptarët, ndonëse për novacionin e tij ai nuk mori ndonjë patentë të posaçme, por përkundrazi u fut në burg?

Eh Saimir Saimir; për sa kohë të endesh lart e poshtë nëpër rrugët e Tiranës, e më tutje tyre , me ca qese plot qepë e domate dhe, bukën e përditshme të bekuar nëpër duar, zor se e fiton statusin e heroit të emancipimit urban, të cilin e ke merituar prej vitesh..

Të sqarohemi : mes njerëzish me mendje të shëndetshme, që nuk priren nga paragjykimet dhe smira, u nderove dhe u vlerësove nën zë ( sigurisht !), si hero i vërtetë, fill pas realizimit me sukses të shpikjes tënde aq modeste në paraqitje, të cilën komunistët e përcaktuan si një pajisje dëmprurëse, e prodhuar privatisht në kushte artizanale dhe, e shpërndarë fshehtësisht në mënyrë të paligjshme, për të kryer diversion , me synim, dobësimin e rendit shoqëror e politik në vend, nëpërmjet përhapjes së propagandës helmuese të televizioneve perëndimore…

Sa i zhgënjyer je Saj, sa i zhgënjyer; përjetimi që po kalon, kuptohet që për së largu nga densiteti i ulët i dritës që ke në fytyrë dhe, pjerrësimi i cepave të buzëve, nga të shprehurit plot sarkazëm.

Ëh, inxhinier i elektronikës; në fakt, nga kjo botë , zor se ka ikur ndokush i pazhgënjyer, por çështja qëndron te natyra dhe pesha e zhgënjimit që pëson.Ti besove te demokracia, besove te principet e saj aq humane, hehe, besove te liria që do të ndriste, te përfshirja e përshpejtuar e Shqipërisë n’Europë, besove tekefundit , edhe se, do të rehabilitoheshe gjithë dinjitet pas burgut, do të rehabilitoheshe moralisht, duke u respektuar prej kujtdo si një qytetar, që i kishe paraprirë demokracisë…

Besove shumë Saimir dhe , u zhgënjeve shumë!

Ata që të akuzuan dhe, të mbyllën në burg, sigurisht që e kishin parashikuar, që do të vepronin edhe më tutje për të ta përdhosur krejtësisht , siç kishin bindjen , personalitetin tënd, sipas një skenari që zbatohej rreptësisht: të të shpallnin të çmendur klinikisht, me një fjalë, sëmundje që nënkuptonte drejtpërdrejt papërgjegjshmëri të plotë të sjelljeve të tua në komunitet…

Disa prej hierarkëve të Komunizmit që t’u kundërvunë ty , kanë vdekur, ndërkohë , natyrisht, por patën kohë të vënë në krye të punëve të shtetit, bijtë e tyre të paepur. Atëherë, e si mund të prisje ti,Saimir, të rehabilitoheshe, qoftë edhe në stilin e demagogjisë? T’i kundërviheshin të kaluarës atërore të lavdishme bijtë e palëkundur, ta denonconin atë, ta zhvlerësonin , siç zhvlerësohen edhe kartmonedhat, kur dalin nga qarkullimi ?

Ç’thua Saimir; kot s’i lanë ata të drejtojnë Shqipërinë gjer më sot. Demokracia te ne erdhi përmes sekretarëve të Partisë së Punës, prandaj , edhe ofiqarët e djeshëm , edhe ofiqarët e sotëm, të shpërfillën Saimir; nuk iu vete për mbarë të përmendin shpikjen tënde dhe, vetë emrin tënd. Sepse heronjtë e vërtetë më së shumti injorohen zotëri; gjëra që dihen po them ! Mesa duket ato , ato u dashkan përsëritur. Lypsen heronj kallpë, sepse atyre ua rrëmben lehtësisht emrin dhe meritat, ashtu siç edhe ua ke ngjitur një ditë…

Dhe i kanë dhënë vetes status suprem, inxhinier dhe, rrojnë të kalamendur në një iluzion madhështie false, këta shefat e mëmëdheut tonë, të cilët me një fjalë të vetme përmbledhëse, mund t’i njollosësh si të paturp ! Dhe , vërtet; duke zbatuar stratetgjinë e paturpësisë qeverisin siç ua do qejfi, pa u shqetësuar fare nga kritikat dhe akuzat e rënda…

BFR 9001/ AFR

S’ishin inicialet dhe numri i një teksti sekret i koduar, të cilin e transmetonte agjencia inteligjente e ndonjërit nga vendet armike të Shqipërisë; ishin emërtimet e tranzistorëve të imët magjikë, që përdore ti për atë shpikjen që, ua përndezi mendjen shqiptarëve të mbyllur dhe, të ndarë nga e gjithë bota ! Pale të thonë sot ç’të duan ata që kanë filluar ta zhdramatizojnë periudhën e diktaturës, të mashtruar ëmbëlsisht edhe nga nostaligja, që nuk shmanget as prej viteve të vujtjeve të mëdha…

Ti prodhove me metoda artizanale atë instrumentin , që iu futi dritën emancipuese shqiptarëve në shtëpi, të cilët , gjer atëherë, merreshin çdo mbrëmje me lloj – lloj antenash kabllosh e fletë alumini nëpër duar, për të gjetur një pozicion sa më të përshtatshëm, ku zhurmuesi i tmerrshëm , që i kishte vënë Partia sinjaleve të televizioneve të huaja , nuk para ndihej. Ishte një perde e zezë blozë si mosdija , ai zhurmues Saimir, që na nervozonte, na poshtëronte dhe, na injoronte dhunshëm çdo natë, kur mblidheshim në shtëpi për të parë gjësendi ndryshe, pa kazmë e lopatë…

Epo ne,shqptarët dihet që harrojmë fatalisht shumë, siç duket nga mungesa e dinjitetit dhe e kulturës për të kundërshtuar…

Kanoçja, kanoçja çudibërëse…

Po, kush vajti dhe e quajti kështu, me këtë emër ( për Zotin ! ) qesharak, aq më tepër, që ajo pajisje nuk kishte aspak formën e një kanoçeje të njëmendtë, pavarësisht se, tranzistorët ngjiteshin mbi një bazament prej llamarine me buzë të kthyera nga të katër anët ?

S’mbahej mend që kur nuk e përdornim më fjalën kanoçe ! Oho, që në fëmijërinë tonë të hershme, me hapësira të bleruara dhe zogj, kur vinim përbys mbi një gropëz me ujë dhe karbit, një kanoçe prej vërteti që hidhej përpjetë me forcë nga gazrat që çlironte karbiti. Ah, ç’lojë me zarar; voj me kanoçe, thërrisnim ne kalamajtë, dhe shpërndaheshim me vrap që ajo të mos na godiste në trup…

Por aparatit tënd, inxhinier, që shëronte sytë e ekraneve të televizorëve nga perdja e rëndë që i qorronte, e quajtën me marifet të hollë dhe mençuri intuitive kanoçe! Ç’është more, ajo vegla që përdoret për të hequr zhurmuesin? E mo’ një biçim kanoçeje, përgjigjeshin shpesh ca e ca, pa u merakosur. Ose, kanoçe ? Se ç’është një vegël e shpifur, punë kanoçesh, me një fjalë…

BFR…

Mesa këmbë e ke tranzistorin tënd, me tre ? O, unë e kam me katër, të grin ai imi, fjaloshesin miqtë dhe kolegët e trimëruar. U kënaqëm mbrëmë duke parë ca spektakle të mrekullueshëm. O, ashtu ? Ne ndoqëm një film, të ri, të ri. Aman ore,

pa sekretar partie, pa nitrat e superfosfat, pa zotime për tejkalimin e planeve pesëvjeçarë, pa lopë e pa dhen e dhi. Ne s’shohim mish me sy, këta na mbysin me filma e me kronika fund e krye me bagëti. Po ata të Bllokut, si ia bëjnë, sepse, që shohin, ç’iu do qejfi, nuk ka dyshim ? A i varfëri ti ; ata s’kanë nevojë për kanoçen tënde ; atyre iu vete sinjali i RAI-t, e ku ta dish edhe i ç’televizioni tjetër me kabllo nëntokësor, të cilin e kanë kaluar pusetë më pusetë nga Televizioni Shqiptar, drejt e në Bllok, hehe ! Mirë mirë, po sfilatat e modës, i ndoqe ? Çfarë tendence : të rinjtë proletarë preferonin të visheshin si të rinjtë aristokratë dhe, të rinjtë aristokratë preferonin të visheshin si të rinjtë proletarë, duke krijuar kështu një vorbull që i përziente dhe i rrafshonte gjithsesi dallimet klasore, së paku në paraqitje. Ç’thua ? Sa naiv që je, o shoku im i mirë; lufta e klasave …

BFR 9001/AFR

Iu duhej patjetër të të demaskonin zyrtarisht si të çmendur dhe, për t’ia arritur qëllimit, i bënë të gjitha. Komunistët, jo më kot e kishin situatën plotësisht në dorë.

Eh, ç’dëm të madh na bëri ai inxhinieri i paudhë me atë teneqenë e tij, që ne e nënvlerësuam, u shpreh i shqetësuar një pasdite të shkurtër dimri, njeri nga anëtarët e Komitetit Qendror, tek gjerbte kafenë e cilësisë së parë, ashtu i lëshuar në kolltukun e rëndë, në sallën e t’ashtuquajturës Shtëpia e Çlodhjes dhe e Argëtimit, brenda në Bllok, ku mblidheshin kryesisht anëtarët e Byrosë Politike dhe ata të Komitetit Qendror për të luajtur pingpong ( si vëllezërit kinezë, sa kohë që partitë i kishin motra) bilardo, e cila ndalohej për popullin, apo për të ndjekur kinoditarët e fundit me kronikat e ndërtimit socialist të vendit dhe, mbi të gjitha , për të lexuar e konspektuar veprën më të re të shokut Enver, tek tymosnin mendueshëm cigare Partizani, që prodhoheshin posaçërisht për Bllokun. Për besë , ai bukëshkali që vajtëm e i dhamë edhe shkollë të lartë na hapi Kutinë e Pandorës, kishte vazhduar teksa skërmitej i nervozuar partiaku i rreptë…

Le të vazhdojmë me narracionin fantastik të mitilogjisë : ti vërtet hape Kutinë e Pandorës, Saimir, ( që me siguri dënuesit e tu, emrin ta kanë shqiptuar Saikeq…) por ajo jotja ishte Hapja e Dytë e Kutisë, domethënë , kur prej saj doli Shpresa dhe, jo e Keqja …

BFR 9001/AFR

Kanoçja elektronike

Fosilja elektronike…

E si t’i vinin një emër shkencor profesional asaj, që të tërhiqte kështu, menjëherë vëmendjen e veshgrehurve spiunë?

Dhe, tiranasit e braktisnin si me komandë të gjithë njëherësh ,atë xhiron mjerane që i ktheheshin e i ktheheshin disa herë, në bulevardin e madh, pa makina.

Ç’bëhet kështu , pyesnin të habitur dhe me naivitet, të huajt e paktë, që e ndiqnin xhiron që nga trotuari bosh, përpara Hotel Dajtit. Përse e zbrazin bulevardin në të njëjtën orë ? Oho, nguten për të ndjekur programet artistikë të RAI-t , televizionit shtetëror italian; ua ua…

Po s’u hoqe sysh, ( sa proces e praktikë cinike, hë ? ) po s’u largove nga kjo botë , siç duket nuk fillon përpunimi i lirë artistik i legjendës, pale i glorifikimit, kur askush nuk priret më të të sulmojë e të të shajë mbarë e prapë. Sepse i vdekuri nuk është më konkurrues dhe nuk vazhdon të të rrezikojë. Atij mund t’i këndosh e t’i thurësh lavdi pa gajle, duke u paraqitur, madje edhe si burrë i mirë dhe fisnik.

Po pra, Saimir, tepër e hidhur për të qenë kështu, por ja, që kështu funksionon mekanizmi moral i njerëzve…

E bleve kanoçen / Po i shijon programet …

Marinarët shqiptarë t’anijeve tejoqeanore, që trasportonin më së shumti mineral hekuri , kromi, apo edhe bitum, kur zbrisnin në stere, në portet e Mesdheut e më tutje, ashtu si edhe shoferët e mauneve, që nxitonin të çonin të parët perimet e freskëta të stinës në Vjenë , në Budapest, në Rijeka,etj, zhvillonin, me t’u lëshuar dyqaneve, në periferitë e metropoleve t’Europës, një tjetër tregti, këtë herë private dhe, madje krejtësisht kontrabandë, të cilës ia kishin marrë dorën prej kohësh. Izraelitët , ku blinin zakonisht të privilegjuarit e shtetit të kyçur komunist, i prisnin krahëhapur në dyqanet e tyre dëng me mallra , këta shqiptarë shpirtnjeriu, të vetmit që dilnin jashtë rregullisht. Së pari, sepse ata blinin me dollarë në dorë, po se po, por (ehe), edhe me flori, pare e emetuar nga Mbreti Zog, e cila sakaq kishte fituar edhe vlera numizmatike…

Ja, ç’blinin shqiptarët: sahatë dore ,këmisha burrash e grash, çorape pulovra lonzhëri etj, të gjitha prej materialesh sintetike surrogato siloni e najloni, që në Shqipëri t’i rrëmbenin nga dora, sado shtrenjtë t’i mbaje. Por këtyre marinarëve dhe shoferëve të shkathët, iu shtua edhe një mall tjetër për të blerë, jo më për të plotësuar nevojat e ngutshme të shqiptarëve për t’u veshur e mbathur njëfarësoj , jo më për të sjellë orë, unaza e gjithë ç’ju nevojitej atyre që fejonin vajzën apo djalin; tashmë ata duhej të sillnin në Shqipëri, një mall tjetër që kishte filluar të përlahej e të dëshirohej shumë më tepër se leckurinat e të tjera si ato. Tashmë duhej të sillnin tranzistorë për Kutinë e Pandorës që, ishte hapur për së dyti, për Shpresën ,pra. Për fat tranzistorët i përkisnin mirëfilli kohës së miniaturizmit, kësisoj mund t’i fshihje lehtësisht disa qindra edhe nëpër xhepa…

Ah, kanoçja, ky realitet i izolimit, e ku tjetër do të shfaqej vallë ?

E bleve kanoçen, po kënaqeni ? O, mbrëmë ndoqëm një spektakël, të moderuar nga Pipo Baudo. Ah, ç’këngëtarë kishte ftuar, çfarë humoristësh dhe imituesish. E adhuroj Pipo Baudon ! Oho, të ranë në sy pantallonat xhins me prerje kauboj të artistëve ? Vdiqa të kem një palë pantallona kauboj, por këtu s’të lënë të mbash xhins të zakonshëm , le pastaj…

BFR BAUDO 9001/AFR

Dhe Pipo Baudo erdhi vetë në Shqipëri, i përgjithmontë në formë, zotërues, i shendtë!

Sigurisht erdhi si i ftuar i veçantë në një vend ku kishte adhurues plot vlim nostalgjie, për të marrë pjesë në një spektakël që, këtë herë e organizonte një televizion shqiptar, i pajisur me aparaturat më të fundit të elektronikës dhe, ku mjeshtri i dekorit dhe, mjeshtri i dritës, ishin dy bashkatdhetarët e tij, që përfshiheshin vit pas viti në realizimin e Festivalit të Sanremos . Ehe, Pipo Baudo, ja ç’sjell koha !

Por, a e ndërmend Saimir, kur i sollën Pipos në skenë atë kanoçen tënde, që tashmë është një objekt interesant i arkeologjisë elektronike ? Ç’është kjo , pyeti Pipoja, duke e rrotulluar ndër gishtrinj teneqeçkën , gjithë kuriozitet. Përmes kësaj të shihnim e të ndiqnim ty, Pipo; pa këtë pajisje ti asqë do të ekzistoje për ne shqiptarët…

E të tjera e të tjera …

Këtë herë Pipos nuk i sugjeroi kush t’i fshinte qelqet e gjyzlykëve për të shikuar më qartë, siç i tha Sharon Ston , të cilën e kishte përballë lëshuar mbi krevat veçse me brekë; këtë herë Baudo mbeti aq i habitur, saqë i hoqi dhe i fshiu vetë reflektivisht qelqet, për të arritur të shihte qartë e më qartë….

Shqiptarë t’Italisë, Gjermanisë, Anglisë, Holandës, hehe, shqiptarë t’Europës mbarë, që jeni në numër po aqsa edhe ne këtu n’atdheun mëmë, a i ndiqni programet e televizioneve shqiptare ? Jo, kur transmetojnë ato telenovelat mizerabël jo, por kur transmetojnë seancat e kuvendit, lajmet, fushatat elektorale, hipje – zbritjet e politikanëve nga automobilat fabulozë…

Ndiqini ndiqini, sepse, siç po vijnë punët, ju do të ndikoni dhe, do të imponoheni në zhvillimin liberal europian të Shqipërisë, më fuqishëm dhe më shumë sesa ne, të brendshmit butakë dhe konformistë, të shëmtuarit dhe dembelë, që jemi gati t’i kthehemi tollonit ushqimor dhe Kanoçes të Saimirit …

Se ç’janë hapur ca muzeume lart e poshtë, njeri i quajtur BunkArt e tjetri Shtëpia e Gjetheve , e cila tashmë pikërisht Gjethet nuk i ka më. Gjethet duhej t’ia kishin lënë, ca gjethe dekorative ndoshta, të stilizuara që t’ia mveshnin ngrehinës sërish, fasadën si ato kamuflazhet e objekteve ushtarake . Gjithsesi puna e ideatorëve…

Nuk jam futur t’i shoh këto muzeume , ngaqë mua nuk më ka marrë ende malli, që të më ringjallet, qoftë edhe virtualisht komunizm . Por nëse në stendat e tyre nuk ndodhet qoftë edhe një kanoçe e vetme, trashëgimia e diktaturës shfaqet e mangët…

Ç’kemi Saimir?

(TemA)

28 komente në “Historia e panjohur e inxhinierit shqiptar që shpiku “kanoçen” për t’i shpëtuar izolimit komunist dhe fati i tij i trishtë!”

  1. Kadaifi says:

    Tani une dj qe me kanoce nuk shihen Rai po vetem Titogradi kanali i 2.Keto jane perralla qe shikohej me kanoce Rai.Dhe sa per fijeni me vone j eshte vene zhurmues dbe ketin kanali po jo aq te trasbe se te kanalit te pare qe trasmetonte ne vhf.

    1. DESHMITARI says:

      Te na thone pe kete Saimir Malokun se ne cilin universitet ka studuar per elektronike dhe ku ak punuar si inxhinier. Se ai as ka shpikur kanace per TV dhe as ka udhehequr turmen per rrezimin e monumentit. Eshte nji mashtues ordiner se bashku me ate xholin qe ja boton mashtrimet etij. Saper dijeni kanacen e pare e ka punuar nji inxhinier i radiostacinit te Shijakut qe merrej me frekuencat e valeve radiotelevizive dhe keto kenace jane shperndare te njerez te besuar ne RTV. Se dyti, per venien e litarit ne doren e monumentit te diktaorit kane dale edhe disa heronj te tjere. NE FAKT ESHTE VETEM NJI E KY ESHTE V.ZADRIMA, NJI INXHINIER RRETH 37 VJEC. I cili u arrestua dhe u tortua per tre dite ne rajonin 3 te polici.Pordhet e tjera per Saimirin tregoni kur ta beni nderi i kombit duke shtuar edhe mashtrime te tjera

      1. Argetimi says:

        Urte qetesohu Basha !!! Me duket se ti deshmitar qenke komunist apo jo? Dhe te na tregosh se si e ke njohur?Je polic i atehershem?Apo ke qene spiun i didaktorit mizor Enverit!! Une jam me ate qe ka krijuar kanocen per te pare RAI e Italise apo Titograin e Jugosllavise nga ai izolim i!!
        Une nuk e kam njohur inxhinierin vetem kur e kam pare ketu dhe ne nje faqe tjeter!!! Edhe babain tim e mbaj mend kur vendoste antenen fshehurazin ne bodrum per te pare kanalin 2 te Jugosllavit!!Gjithsesi deshmitar nese po thua te verteten po te besoj ne qofte se nuke po thua te verteten atehere ke qene ai qe ke torturuar barbarisht dhe ke spiununar ate!!Gjithsesi e mora kaq seriozisht me falni por ok mirupafshim

    2. $$$$$$$$$$$ says:

      Kadaif je fiks fare. Me kanoce ne Tirane shifesh vetem dyshi i jugosllavit, sic i thoshim ne Kanalit 2 te Titogradit. Sinjali i RAI ishte i dobet dhe shume rralle dilte Rai 1 qe edhe ai nuk kishte nevoje per kanoce se transmetohej ne VHF.

  2. lexuesi i irrituar says:

    Sa here do ti ricikloni te njejtet shkrime ? Shume komentues , heren e pare qe publikuat shkrimin per kete inxhinjerin , theksuan se arsyeja e denimi duhet te kete qene diçka tjeter , se vetem per kanaçe nuk perfundoje brenda .Le te kujtojne gjithe moshataret e mi qe i kane ndertuar, montuar ,shitur neper miq , se sa jane perndjekur per kete gje . Nuk dua te tregoj mungese respekti per inxhinjerin , as per autorin e shkrimit , por si person qe e kam jetuar ate kohe , nuk me pelqejne si tragjedizimi , transformimi ne heronj per asgje, dhe mosnjohja e atij realiteti. Gezuar Festat !

  3. Kapedani says:

    Pershendetje zotni .Me kujtohet se perdoreshin dy lloj tranzistoresh (me te perhapurit) AF 139 dhe BF 272 me sa me kujtohet .Jugosllav dyshi dhe Rai 1,2,3 dilte xham .Ne vere dilnin dhe privatet italjane ,si RTM, Telenorba dhe Capri. Ne ate kohe tarracat e pallateve filluan te mbushen me antenat me shume elemente .Me kujtohet se ne fillim ata te frontit te lagjes te çanin menderen por me kalimin e kohes u zbuten sepse kush nuk donte te hapte syte. Justifikimi per ta vene ishte sporti. Me rastin e kampionatit boteror ne 1982 kanoçja u be semundje e te gjitheve . Pershendetje edhe njehere zotni .Ke luajtur me gjithe mend nje rol te papare ne emancipimin e nje brezi qe ishte i etur per dije .Nga ana tjeter qe te rrime shtrembet dhe te flasim drejte nje pjese e madhe e aparaturave ku gjendeshin keta tranzistore dolen jashte perdorimit. Po kjo pjese ste perket ty .Ti qofhs i nderuar per ate shpikje.Respekte !

    1. palla says:

      Asht mashtrim i madh bre burra. Kat person e kam patur komandant ne Burrel, asht kokrra e injorantit dhe mashtruesit. Ky person vetem ka dash me ba nje kanoce per veten dhe per kat kanoce i ka kerkue ndihme in. Islami i cili ka hy ne burg. Po doje jam gatu me u ballaqfaques me kat budall.

  4. Sokol says:

    Shume gjate i ke rene

  5. Taras Bulba says:

    Kapedan sa vjet na u deshe me u mancipu sipas teje ,po pse mor ajo kanoce na emancipoj ? Erdhi koha per ndryshim edhe ne Shqiperi dhe u be ,mos i fryni kot asaj kanoce se me thene te drejten shume veta e deshen per sport e pak per ndonje spektakel dhe 90 perqind e deshen per te pare Elektrik Blu apo do thuash se te kjo u emancipuam se ne nuk dinin me e bo si Jugosllavi apo Italiani

  6. Kryqi says:

    Nder mrekullite me te medha te monstrozuezit Shqipetar ishin ZHURMUESIT.
    Per ata qe jane te rij dhe se kane idene,zhurmuesit ishin gjeneratore elektronik
    qe prodhonin nje sinjal qe i mbiviej sinjalit te stacionit,gjeneronin te njejten frekuence
    me kanalin televiziv per te bllokuar shikimin e tije.
    Ne kufi na kishin “siguruar” telat me gjemba,quhej kloni edhe kjo
    kishte te bente me aplikim elektrisiteti,rrethimi nuk ishte vetem nga telat,nepermjet tyre
    kalonte rryme e larte me tension vdekje prures,.
    …..Disa nga arritjet teknollogjike te partise per te miren e popullit
    Kanocja,si krahasim ishte si digjimi i radios ne Afganistan nga frika e Talibanit(radiua eshte e ndalur me ligj)
    Vetem mesimet e fese,Ne kishim vetem mesimet e partise,”zerin e te vertetes”
    Te Gjitheve,Gezuar Festat !

  7. ulis says:

    Kur erdhi Pipo Baudo ne Shqiperi,i dhuroi nje kanace ing. Pirro Bashari dhe u trumpetua ai si shpikesi i kanaces.Tashti na del qe shpikesi i kanaces,qe paska bere burg per autoresine na qenka ky oficeri inxhinier ,qe shumicen e kohes e kalonte si oficer roje ne repart. Skemat e konvertitoreve nga VHF ne UHF nuk i kemi shpikur ne, ekzistojne lloje te ndryshme konvertitoresh ekzistenca e te cileve ben te mundur trasmetimin TV.Ne ate periudhe montimi i tyre u be aq masiv ,sa une kam njohur dhe karrociere qe montonin kanace.Nuk e di cfare qellimi keni ,por boll e keni ribotuar kete artikull per ket ish oficer .

  8. Haka Tekizoti says:

    Autori i shkrimit ka mundësi të jetë edhe vet mashtrues derisa shkruan me lot në sy për një mashtrues. Epo, kolegët i duhen njëri-tjetrit për të hedhur themelet e monumenteve të madhështisë, sepse edhe idiotët, madje më shumë ata, kanë nevojë për monumente. Futini edhe këtij nje “Nderi i kombit”; tek mija edhe qindi thotë populli…

  9. s.g. says:

    Emancipimi në Itali vlenë vetëm për pasanikun për ata që punojnë nga 10 orë diten ka vetem lodhje kurse ngritja e standardit vjenë nga teoria e kapilaritetit të shtimit të popullsisĕ

  10. Marmalata says:

    Ky eshte nje kokerr mashtruesi qe nuk e ka shokun.Kush e njeh me kupton.Burgun e beri per tjeter gje jo per kanocen.Alkoli ka mare me qafe burra me te mire e jo nje ordiner si ky.Perpara se te shkruani per nje person pyesni se kush eshte.Neser ky trap do dale te thote qe gagarini dhe dhe armatrongu e pyeten se si ishte koha ne hene para se te niseshin.Turp qe shiten per heronj ca plehra tip marmalate si Saimir Maloku

    1. jim says:

      ti marmallata ;;;;;;;;; marmallate do te ngelesh ;;; gjithmone ;;;;; ate njeri qe beri kanocen ;;;;;;;;; duhet te behet hero ;;;;; se na hapi syte ;;;;;; kisha nje mik komunist ;;;; dhe ishte nga te paret qe e vuri ;;;;ndersa;;; ti marmallata ;;;; qenke nje coban ;;;;;; edhe nje mize nga qulli se nxjerre dot ;;;;;;;prandaj ja fut kot ;;;;; tete de bite ;;;;;

  11. Tori says:

    Mjafton te njifje na njonin ne URT te durresit, dhe kanocen e kishe gati per 1 dite,nuk du me gabu, por kushtonte aty ke 500 lekshi,(te vjetra)ishin shum persona qe montonin kanace ne urt, dihet me tranzistoret te mar ne URT,,,kishte URT per te gjithe,,,

  12. ...////// says:

    IK o idjot mjaft se le nam me kte kanaçe vure dy djoda ne nje kuti e skur çfar ke ber , dynjaja po çoin rraketen ne hen ti akoma tek kaçoçja karagjoz ,jepini nje flet lavderimi kti shpiksit se nuk i kini dhon hakun , ti shpike kanoçen un shpika lojen me cingla e ku esht ndryshimi ktu te ter nga nje shpikje benim ne at koh nga halli .

    1. Klabat says:

      Meqe keni bere shpikje dhe e mbani mend kush dhe si i ka bere kanacet pse nuk botoni skemen e ketij inxhinjerit qe ta vleresojne ose nje foto te kanaces famoze

  13. Alban Dardani says:

    ”’ Marmalata”…..!!!!!
    Mos u nxe . Por eshte vertet per te ardhur keq.
    — Artikullshkrusi e prezanton ” Ing. Elektronik ” – Ne se vertet athere ka qene I tille , sot mbas 30 a 40 vjetesh ky zotri , me futjen e ekonomise se tregut do kish bere jo vetem hajer, por do ishte dikushi , ne se athere ka qene vertet inteligjent e me ment, dhe nuk do ishte nje njeri sic thuhet sa me siper ; me nje qese plasmasi, me ca qepe e nje cop buke nen sqetull, bariitet rrugeve te blllokut.
    — Ky MALOKU , do ketet pas problem te tjera,. Di qe me kanacen mereshin plot oficere nderlidhesa apo teknike te radiollokacionit , te cilet shfrutezonin riparimin e aparaturave per te mere ato pjese qe realizonin ”shpikjen e MALOKUT” dhe nuk kane pesuar gje . Me kujtohet , nje nder to ka qene nje pjese qe quhej ne mos gabohem ..”tiristor[l]”. Ajo shfrytzohej edhe per ndezjen e fikjen e llampushkave per qitjet naten . JA NJE HISTORI ”TIRISTORI” :
    — Nje dite komandanti Brigates pare [ 1105 ] I tha komandantit SHLU 21 Dhjetori [ H. Remi, Tirons den baba den] te shkonte 1 jave ne dispozicion te MM si officer ndermjetes ne nje stervitje ne rajonin e Dobres [Peshkopis] . Ministrija e caktoi ndermjetes parane bataljonit ne KALANE E DODES. Ai, u merzit shume . Dhe per ”kunje”, ne nje telegram komandantit Br1K [ H.A].. i shkruante : —” JU VRENI PUNET TUJA , UNE PO VREJ KALANE E DODES. Te fala ”Tiristori” ”. Telegrami beri buje. Komandanti H.A nuk kish asnje te njohur ne kalan e Dodes. I vuri detyre shefit sigurimit te Br. te verifikonte telegrammin , personin me pseudonimin ”Tiristori”, qe I shkruan me nje tekst te pa kuptimt dhe nga nje zone kufi me Jugosllavin. . … E verteta u zbulua kur autori u kthye dhe njoftoi per telegramin e nga Kalaja e Dodes. Qe athere ”Tiristori” i H.R. u be jo vetem objekt humori por edhe objekt per popullarizimin e kanaceve te ”tipit MALOK” .
    —–z Dhamo. —- mos harro qe tek stenda e ”gjetheve” te shenosh edhe oficerin H.R– SE KA DHENE NJE ”KONTRIBUT TE CMUAR ” NE SHPEJTIMIN ERREZIMIT TE DIKTATURES.
    —- Ne se autori shkrimit eshte me origjine nga [cimedhenjte] , Dhamot e Brezhdanit ose te Maleshoves se Permetit, te mos harroje qe heren tjeter , te na beje nje shkrim , se si bashkekahinasit e tij , mbasi dilnin nga kisha e Qeloves, niseshin si KALLANXHINJ, ose visheshin DERVISHE DHE SHKONIN BENIN DUVA , NE KRAHINAT ME BESIM BEKTASHI TE RRETHIT TE PERMETIT OSE RRETHE TE TJERA.
    –Ose , se si ata dekoroheshin ne regjimin e kaluar per kontributin e tyre ne diskretitimin e besimit te bektashijve dhe te fese ne pergjithesi.

  14. antonio says:

    Saimir Maloku ka qene kapterr ushqimesh ne Burrel qe vidhte mishinmkonservat dhe djathin e ushtareve!
    U denua me burg si hajdut,pa le cfare llap tani ky se jane bere te gjithe heronj!
    Po te kishte patur kaq shume kundershtare Enver Hoxha,do te ishte rrezuar qe ne vitin 1960!
    Dolen ca kurva dhe thane se na palluan sigurimsat,doli edhe ky hajduti tani qe ka provuar sapunin e Rrogozhines cdo dite ne vend te embelsires!

  15. kreshniku says:

    Shummzhurme ‘per demaskuar monizmi,por te per gjatr

  16. Raidoni says:

    Fëmijët e sigurim save dhe ekstremistë ve komunistë në union hedhin baltë si gjithmonë për herojtë e demokracisë si për Saimir Maloku sepse sipas tyre I ka dhënë një goditje të rëndë gjyshit të tyre me shpikjen e tij . Pse nuk tre goj në këta shpife s se sa persona kanë vrarë baballarët e tyre në komunizëm. Shihni ëndërr me Enverin dhe ne xh mije se koha juaj ka perënduar . Si thonjte hysi juaj qentë le të lehin karvani ecën para . Ishte ai miri që goditi I pari kokën e monumentit të gjyshit tuaj dhe ka mbaruar inxhinierinë me medale ari

  17. Raidoni says:

    O nostalgjik ,sigurim sa dhe filo rusë të komunizmit filluat prapë të shpifni si dikur . Koha juaj perëndon . Tregoni krimet tuaja dhe të baballarëve ndaj popullit në të kaluarën , sepse ju hoqën fenë , Zotin ,etj . Çdo shpifje juaja është sulm ndaj Demokracisë

  18. Saimiri says:

    Te shpifesh eshte vesi me i ulet i njeriut. Habitem qe njerez injorante ekstremiste ish komuniste te shpifin deri ne ate mase sa po na heqin dipllomat e unversitetit qe kam 8 vjet arsim te larte dhe shkelqyeshem , qe po na fyejne me fjale rrugacerie dhe imorale ,etj vetem qe te nxjerin dufin dhe inatin e tyre per kontributin e madh qe kam dhene per Demokracine . Une jam krenar qe e ktheva ne Tirane shtepine time si qendra kulturore perendimore , ku me mijra veta kane pare per 4 vite stacione te huaja televive gjate diktatures. Ju dhe baballaret e ketyre shpifsave komuniste me arrestuan mua dhe popullin e pafajshem se idealet tona ishte demokracia e sotme.Koha e baballareve tuaj ka perenduar. Mos harroni athere ju me quajtet mua armik te popullit , sot ju jeni armiq te demokracise . E habiteshme se ata qe shpifen per mua ne gjyq kane vdekur nga kanceri apo barur vehten . Ishit ju qe hoqet Zotin , por eshte ai qe po ju denon perseri ore shpifes te ndyre dhe te pa cipe . Zoti do ju denoje per cfare te keqe i beni popullit edhe ne boten e pertejme sic thonte Dante Aligeri

  19. Saimiri says:

    Shpifesit e mesiperm le te ballafaqohen me mua Saimir Maloku ne Prokurorine e Tiranes.Ne 1967 u dipllomova 3 vjet arsim i larte per Radio Nderlidhje. Ne 1970 bera kanacen elektronike se babai ishte i paralizuar . Populli deshmitar. Ne 1974 i dipllomova inxhinier elektronik me Medalje Ari .Ne 1976 u denova 10 vjet per agjitacon e propagande . Ne 21 shkurt 1991 udhehoqa turmen e pare te protestuesve dhe godita i pari koken e diktatorit. Kam shpetuar jeten e dhjetera njerezve ne fatkeqesi. Shpifesit jane llumi i shoqerise dhe denohen sipas ligjit. Saimiri

  20. Rudi says:

    Saimir Maloku eshte heroi i Demokracisë dhe i Humanizmit. AI eshte njeriu që lidhi popullin tonë me Perëndimin me anë të pajisjes elektronike të tij dhe që ndihmoi në rrëzimin e Monumentit të diktatorit dhe djegien e librave të tij si edhe në shpëtimin e jetës së dhjetëra qytetareve .Njerëzit që shpifin për këtë njeri janë llumi i shoqërisë dhe armiq të Demokracisë dhe të Humanizmit

  21. agim qose says:

    per ata qe nuk e dine mire se cfar mund te kapje nga kanalet tv,te fqinjeve te shqiperise.kanacet nuk jane shpikur nga shqipetaret,qofte dhe ky saimir maloku,por jane shpikur nga firma te njohura elektronike ne bote,por me komode,erdhi si rezultat i nevojes se bandes shtese ,ne tv,nga vitet 1960 si nevoje per tv me llampa,ose dhe me tranzistor,pehet fjale per ata tv,qe nuk kishin full bande,ne fillim dolen tv,me banden 2-4,me pas 5-12,dhe ne kete kohe u paisen te gjithe me te gjitha bandat tv,por doli nje nevoje emadhe per tv e vjeter,nuk mund ti hidhnin ne koshin e plehrave sepse kostonin shume diku dek 200-400 dollare asaj kohe,dhe fabrikat e prodhimit te tv,prodhuan,konvertitoret gjenerator,vhf/uhf,ne te cilen lidhesh antena 50 ohm,dhe kishte dalje antene e gjeneruar,dhe lidhe sh ne tv,ai konvertitori,kishte nej band uhf,ose dhe bande vhf,kjo sherbend ete plotesonte dhe t earrinte kohen ,keshtu qe dikujt i ra ne dore dhe ne shqiperi erdhen me tv te atyre viteve ,dhe ne dogane i bllokonin ose i vendosnin takse doganore shume te shtrenjte diku 18 mi leke te asj kohe,nuk i mirnin te shkretet keto paisje shtese,por mirni vetem tv,e blere jashte ose te dhuruar nga te afermit e tyre pertej kufirit,dhe ekto qe bllokoheshin nga dogana shiteshin,ne dyqanin e valutes qe e dine shume moshatare si funksiononin ateherdhe keshtu plasi kolera e perendimit..hahahadhe specialista e profilit i kopjuaj,me llamarine transitor @transistoret i i sillnin nga jashte shoferta al,ose metoda tjera. natyrisht me ato kondita qe kishim ne por primitive,dhe per cudi ato funksiononin mire,perdorej e njeta skeme si ne te fabrikuarat,me transitor,af239/ bf 272 etj,me nje stad,ose em dy stade amplifikimi,por kishin kopjuar dhe amplifikator te sinjalit te antenes,me skeme te kopjuar natyrisht,me tranzistor bfr 90/bfr 91/,me nej std ose me dy por dilto kosto me e larte,diku 3000,mij leke te asaj kohe rroge e majme e nje 15 dite pune ,kaq dilte dhe kosto e kanaceve.une kam qene nje nga ata qe i prodhonin fshehur,asaj kohe dhe natyrisht kam shitur,deri en vitet 90,pastaj u bene jo interesante sepse hyne en tregun shqipetare tv me full bande nga jashte te perdorur ose te rinje.kanacet ishin thjeshte nej kopjim ala shqipetare per te kapur kanalet e bandes uhf,dmth te grupit te sekondes qe quheshin atehere.mirpo ,jo ne cdo zone kapnin te njetat kanale sekonde,ketej nga zona lushnje/fier,kapnim,rai2/telenorba/videolevante/rete kapri/teledue/rt manduria/ italiauno/etjj.natyrisht kur koha ishte e qete dhe gjate beharit,,por ne dimer rralloheshin marja e kanaleve tv,per shkak te kohes,megjithse jeo en te gjitha zonat e shqiperise kapeshin keto kanale,nga fieri brigjet dhe antenat epulias te italise ishin diku 100-300 km,dhe ne ate kohe nuk kishte nje bashkepunim per te mos nderhyre ne frekuencat tv,sic eshte sote,dhe ne shqipetaret benim feste kur hynin keto kanale se shikonim ,varferine e vendeve europiane te droguarit qe flinin neper rruge dhe poshte urave eteetj..por nje popull,mund ta genjeh per nje fare kohe,por dhe per shuem vite,por jo per nej jete te tere.dhe keshtu u doli boja e kuqe komuniste dhe dolen llamaranit e ndryshkura si te kanaceve,t,dhe ndodhi ajo qe ndodhi me pase.ju faleminderit per vemendjen!

  22. Bravo Saimir Maloku says:

    Me siguri te gjithe keto trima qe ofendojn apo me sakt e shtremberojn historine e zoteris se nderurar Saimir Maloku, jane jo me shum por ca minj te mbetur komunistash qe mcifen ne vrimen e tyre dhe japin komente negative per kte zoteri te nderuar, te dekoruar dhe falenderuar nga shum e shum institucione Shqiptare dhe te huaj si Presidente, Familje Mbreterore e shum e shum te tjere, thjesht mjafton te shkruani emrin e tij ne internet dhe mund te shihni se kush esht Saimir Maloku… Ju komunistet ose ju klyshat qe vini akoma era komunizem i dini shum mire se cfar ka bere Saimiri Maloku. Mos valle mor komunista po ju djeg me shum se cfare po ben tani ky hero i demokracise ? Apo jeni ju pasardhesit e komunizmit qe mendoni se me fjalen Enver do merni trimeri ??? Saimir Maloku esht dhe do te mbetet njeri i nderuar dhe i rrespektuar nga i gjithe populli i Shqiperis dhe mbare botes per te gjitha kontributet qe ka dhene dhe per humanizmin dhe ndihmen e tij.. Respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. a
    agim qose

    natyrisht saimiri ,ka qene nje inxhinjer inteligjent ne kohen e komunizmit,ka ndihmuar mjaft per te hapur nje dritare injoranteve qe te shikonin sado pak pertej verberise se shtetit komunist,ka kontribuar ne veshtrimin e kanaleve te bandes uhf,qe ishte e ndalur nga propoganda komuniste e asaj kohe,por nuk ka shpikur ai te ashtu quajturat kanoce,sepse bota ,mbasi prodhoj tv e kohes vetem me banden 2-4 dhe 5-9-12,doli nevoja per shtese ne bandat e tv te modeleve te para,dhe nga prodhuset e medhenj te tv si rca,philips etj,u shpik nje konvertitor uhf komod,qe lidhesh me tv e vjeter,dhe gjeneronte ne banden e mesme 5-9-12 dhe ne kanalin perkates qe gjeneronte sinjal,hynte ne pune konvertitori uhf,ne shqiperi me vone mbasi kopjuan skemen me tranzistore te frekuences se mesme af-239..bf 272 etj bene te mundur kopjimin ekesaj paisje primitive prej llamarine te kohes ,qe mundeshin te shikonin kanalet uhf,ose grupin e sekondes qe quheshin atehere.dhe une ne fillim t eviteve 80,kopjova nje grup sekonde te nje tv philips,qe erdhi nga italia bardh e zi thuajs eishin t egjithe te njete ,me tranzistore af-239.dhe doli me sukses,e lidhnim me tv iliria,lura ,butrinti e tj.eishte dicka e bukur ne ato vite kapnim sekonden e ish jugasllavise,dhe me dhjetra kanale te italise private dhe shteterore,por me e bukur per mua ishte tregtija q ebeja me keto kanace te quajtura,ne muajt e veres ,i kapnim shume mire kur nuk kishte dallge deti se sinjali vinte nga italia me reflektim nga jonosfera,ne dimer nuk kapeshin dote ose rralle .nje kanace ,i shisja per 3500 leke te asaj kohe ,me vone doli nevoja per amplifikator sinjali uhf,kopjova nje paisje stadi te amplifikimi origjinal te frekuences se larte me tranzistor bfr-91/90/92,dhe ishte i sukseshem,amplifikonte shume .mirpo shuqyr zotit ,nuk hengra ndonje gozhde te ndryshkur nga regjimi komunist,se nuk beja shume zhurme,emri im lakohesh shume here ,ne momentin qe shikoja ose testoja kanacet,e gjithe lagja ime i bllokoheshin tv shqipetar,si duket gjeneronte ne sinjalin e tv te asaj kohe,por nuk me interesonte shume se shumica ishin injorante e se kuptonin nga se shkaktohej kjo dukuri.kam ruajtur shume paisje amplifikatore filtra te bere nga dora ime dhe i kujtoj me nostalgji te rinise time .falenderoj dhe natyrisht te gjithe nejrezit e guximshem si saimir maloku qe vendosi nje gure ne themelin e demokracise duke hapur dritare ne tv e asaj kohe primitive.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje