VIDEO/ Ambasada amerikane siç nuk e kemi parë, Donald Lu shfaqet i veshur me kapuç dhe dorashka për të uruar shqiptarët

25 Dhjetor 2017, 17:31Politika TEMA

Ambasada Amerikane gjithmonë zgjedh një mënyrë të veçantë për të komunikuar urimet për festat e fundvitit.

Edhe këtë herë, diplomati Donald Lu së bashku me stafin përshëndetën qytetarët shqiptarë me një këngë të kënduar në oborrin e ambasadës.

Lu është shfaqur mjaft sportiv, i veshur me kapuç, dorashka dhe shall ku  këndon këngën klasike të festave “Jingle bells”

Kënga e urimit për këtë fundvit, është realizuar në bashkëpunim me këngëtarët Venera Lumani dhe Lindi Islami.

Vitin e shkuar, ambasada zgjodhi të përshëndesë shqiptarët me këngën  “Ja na erdhi viti i ri” e cila arriti më shumë se 600,000 shikime në faqen e Ambasadës në rrjetin social “Facebook”.(TemA)

7 komente në “VIDEO/ Ambasada amerikane siç nuk e kemi parë, Donald Lu shfaqet i veshur me kapuç dhe dorashka për të uruar shqiptarët”

  1. hahahaha ,kllounit kinez
    po i duket vetja si super star ne shQypnie !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. andoni says:

    Bravo shume bukur Ky eshte civilizim ne keto momente te gjith se bashku
    Bravo Bravo Merry Christmas and Happy Holidays

  3. mamin ne gop Sales, Ilirit, Lulit, Edit says:

    Shume me mire ky boti qe qesh se sa surrati shpirtzi i Sales, fytyra prej pokeristi mashtrues e Ilirit te Mones, turini prej tarallaku hilanjos i Lulzimes dhe cehreja prej te marri e Edit.

  4. says:

    Ambasador që ka flejtur gjumë gjatë gjith mandatit të tijë në vëndin tonë.

  5. emer says:

    Shembull i mire ambasada perhere energji pozitive pa e tepruar. ju faleminderit & merry xmas

  6. Pokeristi says:

    Komentus te dashur te te gjitha besimeve!
    Gezuar festat e fund vitit dhe mendje te kethjellet.
    Mundohuni t’i doni dhe respektoni te gjithe dhe te dalloni mikun,nga te gjithe.c

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje