Bllokimi i pasaportës, ish-ministri Tahiri i drejtohet Apelit

26 Dhjetor 2017, 14:22Politika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda për të apeluar vendimin për bllokimin e pasaportës së tij për të ndaluar udhëtimet jashtë vendit.

Tahiri shoqërohej nga avokati i tij Maksim Haxhia, për të ankimuar vendimin e gjykatës dhe gjatë hyrjes nuk pranoi të prononcohej për median.

Gjykata e Krimeve të Rënda në datë 9 Dhjetor ka bllokuar pasaportën dhe kartën e identitetit për deputetin. (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje