Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, presidenti grek telefonon Metën: Vlerësoj dhënien e nënshtetësisë për Janullatosin

26 Dhjetor 2017, 13:44Politika TEMA

Kreu i shtetit grek Prokopis Pavlopulos ka telefonuar ditën e sotme homologun Ilir Meta të cilin e ka falenderuar për nënshtetësinë e dhënë ndaj kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Mësohet se Presidenti grek ka vlerësuar dhënien e nënshtetësisë shqiptare ku sipas tij ky hap është i rëndësishëm për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe se pritet  t’i përmirësojë ato.

“Kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë, përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të konsiderueshme të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë,”mësohet t’i ketë thënë ndër të tjera presidenti Pavlopulos. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje