Mosbesimi i thellë dhe llogaritë e fshehta politike për reformën zgjedhore përçajnë opozitën e bashkuar.
Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po mobilizon bazën për protestat e planifikuar në janar kundër zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme, të paktën pesë parti aleate pritet të braktisin zyrtarisht frontin opozitar, gjatë ditëve dhe javëve të para të vitit që vjen, pas mosmarrëveshjeve me PD për reformën zgjedhore.
Partitë kanë nisur lëvizjet për të formuar një aleancë të re politike si reaksion kundër monopolit të dy partive të madha. Pjesë e kësaj lëvizjeje janë Partia Agrare Ambientaliste me në krye Agron Dukën, Partia Demokristiane me në krye Nard Ndokën, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar me në krye Dashamir Shehin dhe PDBNJ me kryetar Vangjel Dulen.
Pjesë e këtij formati politik, pritet të bëhen edhe 11 parti të tjera, të majta dhe të djathta, mes tyre edhe Balli Kombëtar, subjekt i cili është ndëshkuar gjithashtu nga Kodi aktual Zgjedhor, i cili mban vulën e Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste.
Krerët e PBDNJ, PDK dhe LZHK, vetëm gjatë muaj më parë, kanë marrë mandatin e deputetit nën siglën dhe në listat e Partisë Demokratike. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i Partisë Republikane dhe LSI, të cilat janë gjithashtu të interesuara për uljen e pragut elektoral.
Kreu i PDK, Nard Ndoka, tha për Shqiptarja.com se bashkëpunimi fillimisht do të konsistojë në interesin e përbashkët për reformën zgjedhore, por nuk e përjashtoi mundësinë që aleanca të funksionojë edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale apo parlamentare.
Reagimi i Ndokës vjen pas një takimi informal në Durrës, mes krerëve të 7 partive politike parlamentare dhe jo parlamentare. ‘Në janar do të ketë një konfigurim të ri. Bashkëpunimi fillimisht do të fokusohet tek reforma zgjedhore. Më pas do të ketë hapa të mëtejshëm. Nuk përjashtohet mundësia e një aleance të përbashkët”, tha Ndoka.
Ish-kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, pohoi për Shqiptarja.com se është pro një poli të tretë kundër teatrit dhe lojërave të PD-PS, por me kushtin që subjektet politike të bashkohen rreth një boshti ideologjik dhe jo për interesa të ngushta.
“Për mendimin tim një pol i tretë do të kishte kuptim vetëm nëse disa subjekte bashkohen rreth një boshti ideologjik ose politik ndërsa. Nëse krijohet një pol i tretë për interesa të ngushta, presion ose aritmetikë, nuk mendoj se do të kishte sukses.
Reforma e Kodit Zgjedhor mund të jetë një rast për krijimin e një poli të tretë dhe për t’u treguar PS dhe PD se qytetaret shqiptarë janë ngopur me lojërat dhe teatrin që ata kanë bërë dhe bëjnë njëri me tjetrin në dëm të demokracisë dhe pluralizmit”, tha Gjana.
Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, tha për Shqiptarja.com se nuk është në pjesë e diskutimeve për mundësinë e një aleance me partive të lartpërmendura, ndërsa hodhi akuza ndaj PD për mbrojtjen e komunistëve, shkeljen e marrëveshjeve parazgjedhore dhe goditjen e partive të tjera me anë të Kodit Zgjedhor.
Kreu i PAA, Agron Duka, disa ditë më parë, pas një takimi me krerët e pesë partive, përfshirë edhe Ben Blushin dhe Bamir Topin, foli edhe për idenë e një poli të tretë. “Mund të them se rezultati i parë do të jetë krijimi i një boshti prej 10 partish, parlamentare dhe jo, dhe bashkërisht do të prezantojmë një platformë me propozime konkrete; sigurisht, guri i themelit i këtij bashkimi është “Reforma Zgjedhore”.
Suksese pordhit të tretê! Këto partitë e vogla janë tipike si kurvickat e vogla. Kurvat e mëdha janë më serioze: ato nuk ndërrojnë bordello, po i presin klientët tek i njëjti vend; ndërsa kurvickat e vogla bredhin në kërkim të klientëve, nganjëherë edhe së bashku…
Mos shkruj me, i ke rene pikes!
Kulmi, nder partit aleate,po del me i rendesishem Nard Ndoka!!!!!!….. hahahahaaaa…
Perveç ps-te,te gjitha partit e tjera,jane plehera.Ps-te ishte ajo qe ne 25 qershor tregoi vehten para shqipetareve,nje parti e besueshme,dhe populli e besoi dhe e vleresoi bindshem,duke i dhene 74 mandate.Opozita,me ne krye pd-ke pa nje sfide te madhe,dhe nga inati filloi rrugen e shpifjeve,duke e akuzuar se Edi Rama i bleu votat me leket e droges.Kete lloj shpifje nuk e beson populli,dhe po i tregon vendin e duhur opozites se shkallmuar nga Berish,Basha,dhe monika.Nuk u ble asnje vote,por ishte populli i ndergjegjshe qe ja dha voten ps-te.Populli ka urrejtje per opoziten se po sillet keq me qeverin e Edi Rames,i cili ka nje vizion shume te mire per shqiperine.Po sillet keq dhe me interesat e shqipetareve,si reforme ne drejtesi qe mezi po e pret.Por Lideret e opozites po e ndjejne se po vringellin shpata e vetingut mbi kokat e tyre,dhe po helmatisin me genjeshtra disa mercenar,duke i paguar per te dale ne protetsta te turpesheme.Nuk kane per t’ja arritur kurre qellimit.