Nga Dritan Xhemalaj, TemA
Në kuadrin e ciklit të dokumentarëve “Përballje më të kaluarën”, që realizohet nga Radio-Televizioni Publik Shqiptar, të mërkurën në mbrëmje ora 20 e 30 vjen premier dokumentari “Elez Isufi dhe tragjedia e familjes Ndreu nën regjimin komunist”.
Ky dokumentar dhe gjithë cikli “Përballje me të kaluarën” që do të vazhdojë në ditët dhe muajt në vijim në valët e Radio-Televizionit Publik Shqiptar, është realizuar nga Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, gazetarë dhe studjues të njohur të temave historike dhe periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës.
Cikli në fjalë i cili ka startuar më datën 13 dhjetor me dokumentarin “Aleksandër Kondo, fati i trishtë i një ëndrre”, kësaj radhe është fokusuar me një tjetër histori, atë të familjes Ndreu nga Sllova e Dibrës.
Ku i pari i tyre ka qenë Elez Isuf Ndreu, udhëheqësi dhe prijësi popullor i cili në dekadën e parë të shekullit të kaluar, u vu në krye dhe komandoi kryengritësit dibranë në disa beteja e luftime kundra invadorëve serbo-malazezë në Shqipërinë veri-lindore.
Lidhur me këtë dhe gjithë veprimtarinë e Elez Isuf Ndreut, si mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i një serë emrash dhe patriotësh të njohur, si: Islam Spahiu i Lumës, Bajram Curri, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Fan Noli etj, gjatë pjesës së parë të dokumentarit japin dëshmitë e tyre studjuesit dhe historianët e njohur: Xhaferr Martini, Moisi Murra, Gafur Zota etj, të cilët janë dhe autorë të disa librave dhe studimeve si për Elez Isufin e djalin e tij, Cen Elezin, ashtu dhe gjithë familjen Ndreu e pasardhësit e saj.
Këto dëshmi të dhëna prej tyre, ndërthuren edhe me një sërë fotosh, gazetash të kohës dhe dokumentash arkivore të rralla, të papublikuara më parë, ku del në pah qartë figura e Elez Isufit, i njohur ndryshe si “Gjenerali me shajak” i cili në vitin 1917, u ftua në Vjenë nga Perandori Franc Jozef, duke u nderuar prej tij me dekoratën e lartë “Kryqi i Artë i Oficerëve”, për kontributin që ai kishte dhënë në luftrat për mbrojtjen e tërësisë toksore të Shqipërisë në krahinat dhe kufijtë veri-lindorë.
Një nga dokumentet e rralla që publikohet për herë të parë në këtë dokumentar, është dhe telegrami i nënprefekturës së Dibrës që mban datën 30 dhjetor 1924, e cila njofton Ministrinë e Brendëshme në Tiranë mbi vdekjen e Elez Isufit, që ishte plagosur disa ditë më parë, (25 dhjetor) gjatë luftimeve kundra forcave zogiste diku në periferi të Peshkopisë.
Pas vrasjes së Elez Isufit, parinë e fisit Ndreu e morri i biri i tij, Cen Elezi, dhe kulla e tyre në Sllovë të Dibrës në atë periudhë kohe u vizitua edhe nga të huaj, si britanikja Margaret Hazlett, Harry Fultz etj, apo Rose A Lein, që në veprën e saj “Ora e Shalës” ka shkruar gjatë dhe për Kullën e Ndreve në Sllovë të Dibrës. Dokumentari më pas vijon me kontributin e madh të familjes Ndreu në periudhën e pushtimit të vëndit (1939-1944), e cila u mobilizua e gjitha në Lëvizjen Antifashiste dhe ku kulla e madhe e tyre në Sllovë të Dibrës u bë një nga bazat kryesore të rezistencës së forcave partizane dhe atyre nacionaliste. Gjatë kësaj periudhë kohe nga kjo familje nacionalistësh spikatën për kontributin e tyre të madh, Cen Elezi (djali i Elez Isufit), me shtatë djemtë e tij, si dhe Gjeneral-major Dali Ndreu, (zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac-Çlirimtare të komanduar nga Enver Hoxha), bashkëshortja e tij, Liri Gega Ndreu( anëtare e Komitetit Qëndror të Përkohëshëm të Partisë Komuniste Shqiptare), Kolonel Esat Ndreu, komandant i Brigadës XVIII Sulmuese partizane, etj.
Për këtë kontribut që kjo familje dha në Luftë, që në fundin e vitit 1944, Cen Elezi u zgjodh nënkryetar i Frontit Demokratik që kryesohej nga Enver Hoxha. Por siç do të shohim edhe në dokumentarin në fjalë, menjeherë pas mbarimit të Luftës, Cen Elezi dhe gjithë familja e tij nuk do të pajtoheshin me politikën që po ndiqte Enver Hoxha dhe kryesisht miqësia e ngushtë dhe nënshtrimi ndaj Jugosllavisë së marshallit Josip Broz Tito, ndaj të cilëve Ndretë e Dibrës kishin luftuar me armë në dorë për disa dekada me rradhë dhe i shikonin ata si armiq shekullorë. Kjo gjë u bë shkak që Tirana zyrtare të fillonte përndjekjen dhe arrestimet ndaj familjes Ndreu, gjë e cila e detyroi Cen Elezin me gjithë djemtë e tij që të dilnin në mal dhe të arratiseshin më pas nga Shqipëria.
Kjo gjë dhe gjithë persekutimi i gjatë ndaj familjes Ndreu, vjen në dokumentar nga dëshmitë e disa prej pinjollëve të kësaj familje, si: Jonuz Ndreu (i biri i Cen Elezit), Avni Ndreu, Aziz Ndreu, Remzi Ndreu, Mirush Ndreu, Hiqmet Ndreu, Nesim Ndreu, Bashkim Ndreu etj, ku një pjesë e tyre u arratisën nga Shqipëria, ndërsa të tjerët vuajtën në burgje dhe internime deri në vitin 1990.
Me dëshmitë e tyre si dhe dokumentet arkivore, dokumentari në fjalë tenton të hedhë dritë dhe ndriçojë historinë e panjohur të një prej familjeve më të mëdha të Shqipërisë, e cila për 45 vjet me rradhë u persekutua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, duke pasur një bilanc tejet tragjik: 6 burra të pushkatuar, (një grua shtatëzanë), 20 të burgosur politik, 12 burra të arratisur nga Shqipëria për t’i shpëtuar persekucionit, 32 vetë të vdekur në burgje e kampe internimi si dhe 55 familje me (qindra pjestarë) të internuara nga viti 1947 deri në 1990-ën? Cikli “Përballje me të kaluarën” i bashkëautorëve Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, do të vijoj në ditët dhe muajt në vijim me të tjerë dokumentarë si: “Shpella e lirisë” (kushtuar ish-deputetit dhe kolonelit Haxhi Hajdar Mani që kundërshtoi kolektivizimin dhe në 1963-in, u ekezkutua me artileri në një shpellë në fshatin Rrjoll ku ishte ngujuar), apo të tjerë ku bëht fjalë për ngjarje dhe personazhe si: “Revolta e Spaçit”, “Ngjarja e lopëve të Baldushkut”, “Shëptim Gina”, “Grupi Sabotator në Ekonomi”, “Grupi armiqësor i Kombinatit Tekstileve në Berat”, etj.
Thuajinji gjerat ashtu siç jane dhe jo me sloganet 27 vjeçare. Nga kjo familje ka pasur edhe ndonje patriot por me se shumti, para çlirimit dhe pas pavaresise kane qene te lidhur me sherbimet sekrete jugosllave dhe kame sherbyer deri edhe me shitjen e interesave kombetare.Regjimi komunist nuk veproi kunder familjes por kunder gjithe reaksionareve dhe atyre qe kishin lyer duart me gjak. Pjesa tjeter e familjes as u prek e as u persekutua edhe pse e shprehnin nen rrogoz armiqesine e tyre.
Më habit fakti, që Elez Isuf Ndreu, patriot shqiptar që luftonte serbët, u dekorua (?!) nga Perandori Austriak…???!!! Pse…???!!! Juve nuk habiteni…???!!! Po ata që bëjnë dokumentarin, si e shpjegojnë këtë…???!!! Do të isha shumë kurioz për një argumentim…
FANTOMA JU A SHPIEGOJ UNE KETE GJE QE TI NUK E KE KUPTUAR ……. SEPSE AUSTRIA GJITHMONE E KA SULMUAR SERBIN RUSIN … SEPSE QE NE 1914 KUR SERBET I BENE ATENTATIN PRINCIT AUSTRO HUNGAREZ …. PERSE …????? SEPSE DONI TE MERRNIN KOSOVEN BOSNJEN DHE KROACINE …. QE ISHIN AUTRO HNGAREZE NE KETE EPOKE …RUSIA BERI PLANIN .. ME STUDENTET SERBE …QE TE BENIN ATENTATIN NE SARAJEVO .DHE FILLOI LUFTA E 1 BOTERORE ….AUSTRIAKET KISHIN ARMIQ SERBIN RUSIN….. SEPSE…. ATO JA MORREN NE 1918 BOSNJEN DHE KROACINE …. E KUPTON TANI APO KA AKOMA NOVOJE PER HOLLESIRA …MERCI DHE PER VELIUN BOLSHEVIK ….. ENVERI I DOLI NE KRAH SERBIT PER INTERESAT E VETA PERSONALE … NUK E LEXOVA QE THA SHOVINIZMI I SHQIPTAREVE KUNDER SERBEVE …DO TE DENOHET …APO ….LEXOJE MIRE NE GAZETE FJALIMIN E ENVERIT PER SSERBET ……
O Jim lershi!
Po ti pse nuk merr te gjitha fjalimet e Berishes kunder imperializmit amerikan kur ishte sekretar partie?
A nuk e di ti,o qen fashist bse shumica e deputeteve vijne nga familje komuniste,bile ata kryesoret nga blloku i udheheqjes?
Ato fjale qe ka thene Enver Hoxha per Jugosllavine i takojne kohges kur kishim maredhenie te mi8ra me ata,ndersa pas 1948 pse nuk i merr te gjitha fjaklimet e Enver Hoxhes kunder titizmit o plehre?
Enver Hoxha mbetet burri me i madh i shtetit shqiptar!
Te tjeret jane plehra qe arriten ta zhdukin Shqiperine si shtet dhe shqiptaret si komb!
MATEO ;;;;;;;; sme plasi per Berishen ;;; duhet te JETE NE BURG .. ESHTE NJE SPIUN I ENVERIT …QE VETEM KA KTHYER XHAKETEN …POR ENVERI JOT JA DHA DHURATE KOSOVEN SERBIT … TITOS .. PERSE I SOLLI TITO 2 SERBET NE SHQIPERI …..PER BERXOLLA …JO ME ENVERIN I BENE PLANET PER MARRJEN E KOSOVES .. DHE ENVERI I PUSHKATOI TE GHITHE PATRIOTET E VERTETE …. PER QELLIMET E VETA PERSONALE …PIONIER … SHKO LAJ DHEMBET ..DHE MESO MIRE HISTORINE …. .
Servil,frikacak ,i pabese ishte krimineli hoxha qe pasi mori fuqine vrau mijra familje patriote dhe me pas edhe shoket e tij te bandes kuqe
Hahaha. Ketu thote qe e kundershtuan Enverin ngaqe nuk u pelqente miqesia e tij me jugosllavet dhe Titon. Dhe si shenje proteste, u arratisen nga Shqiperia dhe vajten.. (ku??) ne Jugosllavine e Titos. Ngaqe urrenin serbin shume, vajten dhe u arratisen ne Serbi. Hahaha, te forte jeni, per zotin!
Cen Elezi sa po kaloi kufirin u arestua dhe vdiq ne burg ne kalane e Shkupit, Me vone te rinjte qe iken , ndenjen per vite me radhe ne kampe refugjatesh ne Jugasllavi deri sa emigruan ne Amerike. Jonuzi ne ushtrine amerikane(Army), Elezi profesor ne DLI(Defense Language Institute) ne Monterey California, Hakiu ne Ct ka pasur nje restaurant, dhe Kazmiu jeton ne Kanda e ka punuar per nje kompani avjonesh. Keta i kam njohur vete , per te tjere Ndre e aratisur nuk e di. Peshendetje
Posi pra!! U arrestua e vdiq në burg?? Po a nuk ishte Cen Elezi një nga drejtuesit e Komitetit të Emigrantëve Politikë të Jugosllavisë?? A nuk ishte ai që u vu në kryesinë e këtij Komiteti që financohej nga Tito dhe që “kongreset” ua hapte Dushan Mugosha??
me mire edhe me dreqin se sa me qelbesirat e enverit
Ptu…. racea qelbur ju shofte fara