Piktori Arben Theodhosi, i cili është djali i ish-ministrit të Industrisë Koço Theodhosi që u burgos dhe më pas u pushkatua nga regjimi komunist, në një lidhje direkte në Top Story, u shpreh se ka miqësi edhe me djemtë e atyre që i kanë dënuar babain.
“Ne kemi pasur miqësi dhe nuk ka pse të mos mblidhemi bashkë.
Ne kemi qenë shumë miq dhe nuk llogarisnim se çfarë ishin prindërit tanë.
Sot është ndryshe.
Nuk shohim kush ka qenë babai dhe kush ka qenë gjyshi.
Sot kisha një festë për një botim timin, të titulluar “Tani” dhe këtu jemi mbledhur”, tha Arben Theodhosi.
Më tej, ai fajëson sistemin dhe jo individin për të këqijat që kanë ndodhur në atë kohë.
I pyetur se a ka miqësi me djemtë e atyre që i kanë dënuar babain, ai u shpreh:
“Pa diskutim që po, pasi nuk janë fëmijët ata që kanë dënuar babain tim.
Nuk duhet të vuajmë nga fenomeni i “biri i tij”.
Kjo gjë nuk duhet të ekzistojë.
Ai ishte një sistem që i bëri këto gjëra dhe nuk ishte individi”, u shpreh Arben Theodhosi.
Tamam Theodhos Korçe. I kam njohur nga afer dhe e di se sa fisnike jane. Jo si Ruçet e Salarise, apo Çukot e Krutjes, etj.
Shembull ky burrë. Bravo.
rrot kari,keshtu ti shkel mbi eshtrat e atit tend,vrasesit[qofshin femijet etj] e tij nuk meritojne asgje e jo me te jesh ”mik” me ta…………
PO MO GREK MUTI ATE DO TI QE SHQIPTARET TE VRITEN ME NJERI TJJETRIN
Sistemi,ke quan sistemi,baballaret tuaj pra,ata ishin sistemi.
Sistemi nuk erdhi nga qielli,baballaret tuaj e bene te tille.
Kur komandant monstra bente kurban te tjeret, baballaret tuaj
ne emer te sistemit hidhnin valle me koken e turkut te rradhes.
Nuk i beri sistemi njerzit,ishin njerezit qe bene sistemin,baballaret tuaj.
Pamversisht se shume prej tyre paten fat tragjik,”baballaret e kombit” jane
te gjithe fajtor per mbajtjen e asaj diktature.
Bravo. Eshte njeriu qe vendos sistemin , perndryshe ne te gjithe historine e njerezimit do te kishte vetem nje sistem (gje qe nuk eshte aspak e vertete). Megjithate kjo nuk do te thote qe “nga ferra nuk lind trendafili”. Do te theksoj ketu qe nje karakteristike te tille fisnikerie nga ana e te birit te Koço Theodhosit rralle mund ta ndeshesh nder njerezit perfshire dhe mua.
Sikur gjysmat e shqiptareve te ishin si ky, nuk do ekzistonte gjakmarrja ne Shqiperi!
Ka mundesi ky nuk eshte shqiptar!