Sali Berisha akuzoi dy ditë më parë si agjentë të UDB-së Fred Abrahams, shtetas amerikan i cili punoi 15 vjet për të shkruar librin “Shqipëria Moderne: Nga Diktatura në Demokraci në Evropë”, si dhe Fron Nahzi, edhe ky qytetar amerikan dhe drejtori i parë i Fondacionit Soros në Shqipëri.
Në një reagim për gazetaren Entela Resuli në “DITA”, Fred Abrahams i cilëson të pabaza deklaratat e bëra nga Berisha, teksa shton se nëse ai ka fakte, duhet t’i paraqesë ato para autoriteteve amerikane, pasi kjo do të përbënte edhe shkelje të ligjit amerikan.
Sa i përket Fron Nahzi, Abrahams thotë se ai ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Berishën në 1991 dhe 1992, por ishte ndër njerëzit e parë që pranoi se Berisha përdorte taktika të kohës komuniste për të ushqyer frikën.
“Nëse Sali Berisha ka dëshmi se kam punuar për një shtet të huaj, atëherë i bëj thirrje t’ia paraqesë ato autoriteteve të SHBA-së, pasi kjo do të përbënte një shkelje të ligjit amerikan.
E njëjta gjë vlen për akuzat ndaj Fron Nahzi, edhe ky një qytetar amerikan dhe drejtori i parë i Fondacionit Soros në Shqipëri.
Nahzi ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Berishën në 1991 dhe 1992, gjatë tranzicionit kritik, por ishte ndër njerëzit e parë që pranoi se Berisha përdorte taktika të kohës komuniste për të ushqyer frikën, shkatërruar kritikët dhe për të promovuar veten. 25 vjet më vonë, pak ka ndryshuar”, thekson Abrahams.
Ish-kreu i qeverisë ka sulmuar hapur organizatën Soros si dhe dy prej kritikëve të tij të hapur, duke i cilësuar si agjentë të Beogradit.
I ftuar në Ora News, Berisha deklaroi se dy njerëzit e parë të Soros në Shqipëri, Fron Nahzi dhe Fred Abrahams u përgjuan nga SHISH si agjentë të Beogradit që në vitin 1992, ndërsa e cilësoi Soros si mafian më të rrezikshme antishqiptare.
“Dy njerëzit e parë të Soros në Shqipëri, Fron Njazi dhe Fred Abrahams u përgjuan nga SHISH si agjentë të Beogradit që në vitin 1992”, tha Berisha.
Në këtë linjë ai ka sulmuar edhe ambasadoren e BE në Tiranë.
“Cili është pasioni i zonjës Vlahutin për qeverinë, a është majtizmi, sorosizmi, a ka faktorë të tjerë nuk i di unë, nuk më interesojnë.
Mua më intereson kjo, shqiptarëve u është thënë në mënyrë të përsëritur ajo që nuk ka ndodhur. Më intereson që personalitete të shquara kanë shprehur keqardhje të madhe për kanabisin që nuk kanë qëndruar kundër tij se nuk kanë qenë të informuar në shkallën e duhur”, do të shprehej Berisha.
Thuama sa sta kam thene moj dobicmadhe. Ky plehu dhenderr i Serbise nuk e ka per gje te njollose cilindo qe nuk i vjen pas avazit. Por e ka kot sepse tashme shqiptaret e dine se me c” fekale kane te bejne
ORE VELLA PO CE VRET MENDJEN PER BERISHEN.
AI AKUZON NEPERMJET SHPIFJEVE .
NUK AKUZON NEPERMJET TE VERTETAVE.
NESE DO TE PERBALLESH DENONCOJE PER SHPIFJE DHE DO SHOHESH SE SI DO TE PERVILLET SI LAVIRET.
PO E BERE VETEN PENG TE ZINXHIRIT TE LLAFEVE TE BERISHES FRIGOHEM SE BIE NE CARK TE TIJ.
ESHTE I PASKRUPULL DHE TE VETMEN ARME QE KA ESHTE TE LUFTUARIT ME VESET E TIJ.
DUKE QENE VETE AGJENT I UDB KERKON T’JA NGJIS SI MASTIC KETE TJETRIT.
MJAFT PER TE TE HEDHE GURIN PASTAJ LE TE MBLIDHEN TE MENCURIT TA NXJERRIN NGA PELLGU.
E PRA BYRAZER KY ESHTE BERISHA.
NESE NUK E KE KUPTUAR KUSH ESHTE ATEHERE , KUPTOJE TANI.
KJO MONSTER NGJARJET FAKTET KARKTERET E NJEREZVE I SPERDREDH SIPAS.INTERESIT TE CASTIT DHE QELLIMIT APO OBJEKTIVIT QE KA.
MIREPO CUDITERISHT KJO LLOJ SJELLJEJE NE SHOQERINE POLITIKE SHQIPTARE E KA NXJERRE ATE POLITIKANIN ME TE “SUKSESSHEM” ,SEPSE AI BERI SPASTRIME SI ENVERI DHE MBLODHI RRETH VETES MULAT , STRAZIMURAT .PALOKET ETJ ETJ TE CILET E MBAJNE IDHULL.
KESHTUQE MOS E VRIT SHUME SE CFARE THOTE AI.
VLERE KA KUR ATE TA PERBALLESH ME FAKTE PERPARA DREJTESISE.
Nuk mund te punosh per UDB,sepse ajo ka kohe qe nuk ekziston.Vetem ata qe kane punuar per te e kujtojne me kaq nostalgji.
Ne pergjithesi Berisha akuzon te tjeret per gjera te cilat i ben vete; Atehere meqenese e akuzon kete personin si agjent i UDB-se del se vertet Berisha eshte agjent i UDB-se.
Akoma meren me Sali Berishen ?? Te meresh me te eshte humbje kohe , eshte njesoj sikur do te shkosh diku dhe ne ane te rruges te leh nje qen dhe ti meresh me qenin dhe mundohesh te kuptosh pse leh , dy jane gabimet , e para nuk ke per ta mare vesh kurre pse leh qeni , dhe e dyta dhe me kryesorja nuk ke per te shkuar kurre atje ku do ……….. nuk duhet mare parasysh , cfare thot , dh3 si e thote . Ne te gjitha rastet hedh akuza per te turbulluar ujrat , sigurisht qe perfiton nga niveli i dobet dhe plasaritjet e drejtesise sone , pasi ai e di shume mire ne cgjendje eshte drejtesia shqiptare , dhe e fundit cpret te thote nje njeri qe gjithe jeten e tij ne ADN , ka fyerje , trillime , arogancen dhe intrigen teper te semure ……….