Rusia dhe SHBA bien dakord për Korenë Veriore, por jo për metodat e përdorura

27 Dhjetor 2017, 09:52Bota TEMA

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se ka “opinion të përbashkët” me kolegun amerikan, Rex Tillerson, për çështjen e Koresë Veriore, por dallojnë në mënyrën e zgjidhjes së krizës për programin e armatimit atomik të Phenianit.

Të dy diploamtët e lartë mbrëmë kanë biseduar me telefon dhe “kanë ndarë opinionin e përbashkët se zhvillimet atomike dhe raketore në Korenë Veriore, paraqesin shkelje të kërkesave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Rusisë.

Lavrov nuk pajtohet me kërcënimin e Shteteve të Bashkuara për nderhyrjen ushtarake dhe për imponim të sanksioneve të mëtejshme kundër Koresë Veriore dhe kërkon që diplomacia amerikane të synojë qasje më paqësore për negociata, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje