"Skifterët" në Itali grabisin të gjitha dhuratat për fëmijët e sëmurë në spital

25 Dhjetor 2017, 16:39Bota TEMA

Disa hajdutë nuk kanë kursyer as dhuratat e fëmijëve të sëmurë. Ngjarja e rëndë është raportuar në spitalin e Sanremos në Itali ku në pediatri kanë hyrë disa persona të maskuar.

Ata kanë grabiti të gjitha pakot me lodra të destinuara për fëmijët e sëmurë me rastin e Krishtlindjeve.

Pakot ishin bërë nga një kompani e produkteve për fëmijë.

“Një akt përbuzës ” e konsideroi menaxheri i përgjithshëm Marco Damonte Prioli.

Policia po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë së spitalit për të gjetur autorët e këtij akti të shëmtuar.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, drejtuesit e kompanisë së lodrave i kanë zëvendësuar. (TemA)

 

1 komente në ““Skifterët” në Itali grabisin të gjitha dhuratat për fëmijët e sëmurë në spital”

  1. vlora.vlora says:

    kapini dhe varini plehrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje