Shqipëria po zbrazet edhe nga infermierët, largime masive drejt vendeve të BE-së

27 Dhjetor 2017, 21:20Sociale TEMA

Numri i infermierëve që kërkojnë të largohen nga Shqipëria për të punuar në vendet e Bashkimit Europian, po rritet nga viti në vit. 618 janë larguar vetëm përgjatë 2017 duke shënuar kështu një rekord të ri i cili është trefish më i lartë se i një viti më parë.

Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit thotë: “Për vitin që kaloi shkuan në rreth 230. Për këtë vit ne kemi rreth 618. Destinacioni kryesor i tyre është Gjermania. Ajo që na shqetëson më shumë është sepse ata duan një infermier me eksperiencë”.

Shkaqet e largimit janë për një pagë dhe trajtim më të mirë, por Presidenti i Urdhrit të Infermierëve e shikon me shqetësim këtë eksod, i cili në të ardhmen mund të krijojë mangësi në sistemin tonë shëndetësor.

“Di që po vazhdojnë kurset e gjuhës së huaj për të ikur dhe në vitin 2018, apo 2019 apo 2020 do të kemi në fluks akoma më të madh dhe ndoshta pas viteve 2020 mund të krijohen probleme dhe tek ne”, shprehet ai për TV Klan.

Skënderi kërkon që qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të marri masa për parandalimin e këtyre largimeve masive, duke përmirësuar kushtet e punës, pagën dhe trajtimin e infermiereve.

5 komente në “Shqipëria po zbrazet edhe nga infermierët, largime masive drejt vendeve të BE-së”

  1. Pacienta psikopata says:

    Po cte semes hapni panik kot ne shqiperi, ne cdo vend te botes kur vjen puna per me shume lek ndryshon profesion ose dhe shtetin.ne shume raste
    Shikoni anen positive 618 veta iken por 618 infermiere te papune do punesohen
    Pra 618 kamariere do ti rikthehen zanatit.
    Doni experience? Normale rrisni rrogat, kushte e punes dhe cdo gje shkon ne vendin e vet.
    E kuptonI qe jemi shteti I vetem ne bote qe paguhet me shume per koncesione spitalesh sesa rrogat.
    E kuptonI qe u shkateruan spitalet shteterore per te favorizuar privatin.
    E kuptonI qe halli juaj sperputhet fare me realitetin me ato qe nxirrni neper media

    Zoraxhinj.

  2. prizem says:

    Kurse une mendoj te kunderten, sistemi yne arsimor duhet te pergatisi sa me shume infermier qe nje pjese e tyre te konkurojne ne tregun europian te punes dhe patjeter nje pjese e madhe e tyre do te ngelet ketu.

  3. tironci says:

    Ky eshte lajm shume i rendesishem! Eshte KYELAJM! Infermieret jane aset kombetar! Formimi i tyre eshte aset strategjik kombetar.

    Cdo shqiptar duhet ta di kete fakt dhe te mbroje veten nga ky zhvillim negativ dhe shkaterrues mbarekombetar. Pertej politikes, pertej lajmeve idiote, ky eshte lajmi kryesor.

  4. Lani says:

    Do kishin ikur edhe me pare por nuk mundeshin. Tani hapi dyert Gjermania dhe prandaj ikin. Pagat dhe kushtet e punes Shqiperia nuk mund t‘i ofroje adnjehere si ne Gjermani prandaj ky eksid do vazhdoj.

  5. Lili says:

    Po kush paguan sistemin arsimor?pos shqiptaret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje