Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Johannes Hahn është shprehur se vendet e Ballkanit perëndimor do të bëhen pjesë e BE-së në 2025.
Në një intervistë të dhënë për median austriake “Kurier.at”, Hahn thotë se ka qenë kreu i komisionit që ka caktuar këtë afat.
-Kur do bëhen pjesë e BE-së vendet e Ballkanit?
“Shefi i Komisionit ka caktuar vitin 2025 si afat të mundshëm kohor për disa kandidatë. Kjo është realiste dhe ambicioze!”
Ndërsa duke folur për politikat e fqinjësisë, Hahn saktësoi se: “ose ne eksportojmë stabilitetin ose importojmë paqëndrueshmërinë. Ne mund të eksportojmë stabilitet duke zhvilluar vendet ekonomikisht. Sundimi i ligjit përfundimisht lehtëson investimet”.(TemA)
Na vjen keq zoti Komisioner Hahn . Nuk i njeh mirë shqiptarët , karakterin , vendosmërinë inisiativën , guximin dhe inteligjencën e tyre . Po nuk u prish EU-ja , për 4 vjet jemi brenda me kuç e me maç , Shqipëri , Kosovë dhe Maqedoni ku mbi 40 % janë shqiptarë të regjistruar , se pa regjistruar janë dhe gjysma e atyre të tjerëve .
Mbaje mend këtë . Në vitin 2022 o jeni shpërbë ju , ose ne , jemi aty brenda pa pikë dyshimi