Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka firmosur largimin nga detyra të kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha.
Fusha ishte komanduar në këtë detyrë nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Në vend të tij, Marku ka vendosur që të emërojë Dritan Rreshkën.
Pas largimit nga Prokuroria e Tiranës, Petrit Fushaj do të ushtrojë detyrën e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, në sektorin e Dekriminalizimit.
Ndërkohë më herë Marku shkarkoi nga detyra Drejtoren e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë Rovena Gashi duke e caktuar prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Në vend të saj u emërua prokurori Arqile Koçi. (TemA)