Prokuroria e Përgjithshëme, Arta Marku priti në një takim zyrtar Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Susanne Schütz.
Mësohet se gjatë takimit diplomatja gjermane shprehu mbështetjen e vendit të saj për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Burimet thonë se Schütz shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dy-palësh në fushën e sigurisë dhe të ndjekjes penale.
Marku shprehu vlerësimin për ndihmesën e madhe që kanë ofruar autoritetet gjermane për Prokurorinë Shqiptare, si në aspektin logjistik, ashtu edhe në koordinimin për hetime të përbashkëta.
Më tej, ajo garantoi ambasadoren Schütz se do të intensifikohet aktiviteti institucional në luftën kundër korrupsionit dhe trafiqeve të paligjshme.(TemA)