Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Erion Ahmeti tha se focat blu kanë marrë masa për mbarëvajtjen e sigurisë në rrugë gjatë ndërrimit të viteve.
Gjatë një deklarate për mediat nga sheshi “Nënë Tereza” Ahmeti këshilloi qytetarët që mos drejtojnë automjetet në gjendje të dehur.
“ Konsumoni alkool, por mos i jepni automjetit në gjendje të dehur. Përdorni mjetet e transportit publik.
Apeli është që të mos konsumoni shkelje rrugore gjatë këtyre ditëve festive.
Policia Rrugore e Tiranës do jetë në gatishmëri për të garantuar sigurinë në rrugë.
Policia Rrugore nuk do tolerojë askënd në këtë drejtim, pasi konsumi i alkoolit, dhe shpejtësia tej normave të lejuara, janë burim aksidenti, rrezikojnë dhe vrasin jetën, errësojnë ngjyrat festive ”, u shpreh Ahmeti. (TemA)