Ndërsa prej më gati 9 muajsh është një nga personat më të kërkuar nga policia, Klemend Balili vazhdon të komunikojë në telefon me familjen e tij.
Bashkim Balili, i vëllai, tregoi për Ora News se telefonatën e fundit e pati tre muaj më parë.
“Tre muaj më parë kam komunikuar në telefon, madje më ka marrë në telefon.
Nuk e di se ku se ku ndodhet.
E kam pyetur dhe i kam thënë që duhet të vijë, dhe pse vjen të dorëzohet shprehimisht më ka thënë: Ata që e nisën para 10 viteve këtë skenar janë të njëjtët persona që ndërtuan të njëjtin skenar.
Nuk ka besim tek drejtësia sepse është në ndikimin e politikës, derisa drejtësia do të ecë në binar të drejtë unë do të paraqitem.
Dhe kështu siç është drejtësia, nëse do të më çojnë në bankën e të akuzuarve dhe të më dënojnë do njoh vendimin”, ka rrëfyer Bashkim Balili.
Tall trapin ky ,po para 10 vjetesh e kapen me furgonin plotnga rruga e delvines .Le pastaj nga kakomeja qe kishit ne ruajtje leshonit skafet e mbushnit makinat e blinduara te firmes plot.