Kapet "skifeteri" i urbanëve që bënte kërdinë në Tiranë, "specialist" për celularët dhe portofolat

26 Dhjetor 2017, 11:20Kronika TEMA

Efektivët e policisë së Tiranës kanë prangosur në flagrancë një 41-vjeçar  pasi ishte shndërruar në tmerin e pasagjerëve në transportin publik.

Blutë e kryeqytetit zbuluan se shtetasi Laert Zhupa ishte “specialist” në vjedhjen e telefonave, portofolave si dhe çantave.

 

Policia ka zbardhur  një sërë vjedhjesh të kryera nga ky person.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4  kanë arrestuar  shtetasin Laert Zhupa pasi më datë 25.12.2017, rreth orës 19:30, në rrugën e  “Dibrës”, në ambjentet e spitalit “Nënë Tereza”, dyshohet se i ka vjedhur një çantë  me një sasi paketash në pronesi te shtetasit E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë dhe një telefon në pronësi të shtetasit P.R., 63 vjeç, banues në Tiranë” thotë policia.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale çanta e vjedhur dhe tre telefona celular të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura si më poshte :

Më datë 12.11.2017, tek kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Odise Paskali”, dyshohet se i ka vjedhur çantën me një sasi lekësh, në automjetin tip ” Ford ” shtetasit R. K.

Më datë 11.12.2017. në ambjentet e spitalit nr 5 Tiranë , dyshohet se i ka vjedhur telefonin në pronësi të shtetasit A.Gj.

Më datë 15.09.2017, në autobuzin e linjes së unazes dyshohet se i ka vjedhur protofolin  shtetasit M.M.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer.

Materialet  i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje