Policia e Fierit ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi kishte thyer masën e sigurisë si dhe ka dhunuar një 28-vjeçare.
Burime zyrtare të policisë bëjn të ditur Orvel Hebeja, 36 vjeç, nga Fieri ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” që ka dhëne Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, si dhe ka goditur me grushta për motive të dobëta O.A, 28 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Hebeja është arrestuar në 2014 si pronari i një sasie prej afërsisht 60 kg heroinë që do të vinte nga Turqia drejt Shqipërisë.
Ja gjykata jone e qelbur; me 60 kg heroine,lihet ne arrest shtepie,kurse per dy cigare hashash,lihen ne burg ?!
A do vije ndonjehere drejtesia edhe ne Shqiperi si ne kohen e ENVERIT ?
Une nuk kam shume shprese vecse te jete e vertete qe e ka mare ne dore Amerika.
I qofsha fale po e beri.
Si pronari i 60kg heroin dhe ne arrest shtepie???
Cudira shqiptare, 60 kg heroine,dhe né arrest shtepie,un them qe vitet e ketij ti bej gjykatesi qe e la ne arrest shtepie,,,