Policia ka bërë të munduar parandalim e përshkallëzimin të mëtejshëm të një konflikti në një familje në Korçë.
Forcat blu arrestua 38-vjeçarin Simon Kupe pasi ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij, si edhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit. Në banesë gjatë kontrollit iu gjet 1 armë gjahu, 1 thikë si dhe municion luftarak.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen nr 18 Korçë, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij shtetasit V.K, 48 vjeç.
Shtetasi i mësipërm, ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambjentet e Komisariatit.
Gjithashtu gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e këtij të fundit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale : 1 armë gjahu me 46 copë fishekë, si dhe një thikë me teh të dhëmbëzuar, që i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 130/a, 236, 279 e 280 të Kodit Penal
keto duken si arme gjahu o shoqi gazetar