Ashtu sikurse ishte paralajmeruar ne qytetin e Elbasanit ka nisur takimi per situaten e rendit, mes ministrit te Brendshem dhe kreve te policise ne qarqe, me pjesmarrjen dhe te ministrave Gjiknuri dhe Klosi.
Keshtu, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka udhëtuar këtë mëngjes drejt Elbasanit dhe ka nisur një takim të rëndësishëm, lidhur me situatën e rendit.
Në këtë takim të quajtur “Platforma e policimit dhe sigurisë në komunitet” marrin pjesë edhe dy ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, si Damian Gjiknuri, ministri i Energjitikës dhe Industrisë, si dhe Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, si dhe 12 drejtorët e policisë në 12 qarqet e vendit.
Në këtë tryezë të mbajtur këtë mëngjes në Elbasan mësohet se prezantohet modeli i ristrukturuar i drejtorisë së Elbasanit.
Xhafaj nga ana tjetër ka deklaruar se kjo mbledhje është organizuar për të diskutuar ceshtjet e rendit dhe sigurisë, si dhe çeshtjen e vettingut në polici. Po ashtu, ministri ka vënë theksin edhe te bashkëpunimi mes institucioneve lidhur me këto dy tema që do të trajtohen në këtë takim.(TemA)
Vettingu ne rlbasan duhet patjeter me ata shefa qe jane aty