Mori leje nga burgu për të kryer vrasje, nën hetim dy punonjësit e burgut të Peqinit

25 Dhjetor 2017, 18:35Kronika TEMA

Ministria e Drejtësisë referon në prokurori për ndjekje penale, dy punonjës që janë marrë me përgatitjen e dosjes për miratimin e lejes shpërblyese nga burgu i Peqinit për Artan Kocekun, autori i vrasjes së Angelin Shkambit në Shkodër.

Burimet pranë Ministrisë së Drejtësisë bëjnë me dije se grupi i kontrollit të shërbimit të brendshëm i ngritur menjëherë pas ngjarjes së rëndë, konstatoi shkelje në dosjen e përgatitur nga dy punonjësit, mbi bazën e të cilës është dhënë dhe leja shpërblyese.

Artan Koceku vuante dënimin në burgun e Peqinit për veprën penale të vjedhjes me armë, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

Më 17 dhjetor, Artan Koçeku vrau me armë zjarri pranë varrezave 35-vjeçarin Angjeli Shkami, për shkak të një borxhi që pashlyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje