A mund të emërojë dhe shkarkojë prokurorë, Arta Marku?

25 Dhjetor 2017, 17:07Kronika TEMA

“Kryeprokurorja Arta Marku nuk mund të emërojë apo shkarkojë, por mund të komandojë në drejtimin e çdo lloj prokurorie të rrethit gjyqësor çdo prokuror me integritet moral dhe profesional”.

Kështu shprehet kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj gjatë një deklarate për Report TV lidhur me lëvizjet e mundshme në prokuroritë e rretheve me firmë të Arta Markut.

Vishaj sqaron se sipas ligjit të ri për Prokurorinë, kryeprokurori i Përgjithshëm edhe pse me mandat të përkohshëm nuk ka rol urdhërues për hetimet apo shfuqizimin e vendimeve, pasi një gjë e tillë i ka kaluar gjykatës.

Sipas tij, Arta Marku në krye të organit të akuzës nuk mund të krijojë institucione të tjera pa u ngritur më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Kjo kryeprokurore edhe pse me mandat të përkohshëm nuk mund të emërojë apo shkarkojë, por mund të komandojë në drejtimin e çdo lloj prokurorie të rrethit gjyqësor çdo prokuror me integritet moral dhe profesional.

Me ligjin e ri të organizimit të Prokurorisë, prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme është thjesht një administrator dhe nuk ka një rol urdhërues për hetimet apo shfuqizimin e vendimeve, pasi atë e vendos gjykatësi.

Por, mandati i kryeprokurores është procedural, më shumë është një administrator i mirë, sesa një proceduralist i mirë që do të thotë të urdhërojë hetimin apo pushimin e një çështje.

Nuk urdhëron prokurorët e sektorëve që të kryejë një veprim të padëshiruar nga prokurori i sektorit”, u shpreh Vishaj.

Sa i përket drejtuesve të prokurorëve me mandat të përkohshëm, sqaroi ai, është në atributet e kryeprokurorit të përgjithshëm, por ai ngriti shqetësimin se në në drejtimin e prokurorive sot ka prokurorë të cilët kanë humbur funksioniet të komanduarit.

“Mandati i këtyre drejtuesve të përkohshëm nuk duhet të kalonte më shumë se 6 muaj, aktualisht kemi drejtues me mandat 2-3 vjeçar që kanë humbur tërësisht funksionet e një të komanduari.

Nëse kemi mbi 6 muaj ata duhet të jenë të emëruar. Sot institucioni i emërtesës që është KLP, mungon”.

Pengesë në ngritjen e institucioneve të reja të prokurorisë sipas Vishajt është bërë bllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

“Drejtuesja e Prokurorisë së Përgjithshme nuk mund të krijojë institucione të tjera pa u ngritur KLP. Kjo mungesë bën që të kemi vakuum në punën e Prokurorisë.

Roli i Prokurores së Përgjithshme duhet të jetë zgjedhja e prokurorëve më të mirë, janë 6 prokurorë të cilët pasi të kalojnë Vettingun do jenë pjesë e KLP, bashkë me pesë anëtarët që do vijnë nga Kuvendi. Brenda janar-shkurt duhet të ngrihet KLP, pasi është një ngërç tërësisht i madh.

Duhet paralelisht me ligjin e ri procedural të kemi edhe institucionet e reja. Vetëm një dakordësi e subjekteve politike do bëjë të mundur që brenda pranverës të kemi institucionet e reja”, tha më tej kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj.

6 komente në “A mund të emërojë dhe shkarkojë prokurorë, Arta Marku?”

  1. Mondi says:

    Po pra por qe te komandoje nje prokuror rrethi duhet te shkarkoje nje apo do e komandoje dublant,avokat leshi je,Ajo te kaloje vetingun dhe te kerkoje mandatin per prokuror te pergjithshem se nuk kishte njeri kontestim per te si person.E bete lesh e linje kete vend nuk e kuptoni qe kane ikur gjithe njerezit e mire dhe me denjitet nga ky vend…

  2. Spartaku says:

    Rendesi ka qe na u zhduk Adriatik Llalla, kryeprokuror i korruptuar.Te tjerat vijne me pas.Nuk ka pengese nga Arta Marku ne krijimin e institucioneve te tjera te drejtesise.Llalla do ishte bere komplete pengese,se merte urdhera nga kryekrimineli Sali Berisha.

  3. XheJ eN Bi says:

    Mondi,përse bën të diturinë kur nuk je.Perse patjetër duhet të shkarkosh një prokuror për të emëruar një tjetër.
    Një prokuror nga Puka nuk mund t’a emëroj ne Durrës ,atë të Durrësit në Berat dhe atë të Beratit në Pukë.
    U shkarkua ndonjë prokuror në këto lëvizje ? Asnjë.
    Këtë të drejtë ka Kryeprokurori përkohshëm.

  4. pokeristi says:

    Ligjet jane sa te ngurte,aq dhe elastike.Sot ne kohen e Edit,pardje ne kohen e atij vagabondit te Gjirokastres,dje ne kohen e Salise,atij “yllit te malesise”.
    Ju lutemi zoterinj avoqeter mos na detyroni te ulurijme :Salih te marsha te keqen,ajde dhe nje here,kete rradhe minister apo sekretar gjykate ku te kesh qejf ti.Vetem ti i njef dhe di te interpretosh ligjet.Vetem ti mund t’a sjellesh ne islla kete milet.

  5. ARBERI says:

    CORB U BE ME SH’PIKJEN ”PROKURORENI” PERGJITHSHEM I PERKOHSHEM”?
    Pose nuke u ngrit kshillimi prrokurorise pen.me prepare,kryesorja.?????

  6. Kombi says:

    EDHE MENDERJA KLP DO TE ZGJIDHET DHE KY ORGAN NUK DO TE ZGJIDH ASGJE . PRITESHMERITE JANE TE MEDHA ,NE KETE 6 MUJOR TE RI , POR DHE ZHGENJIMI DO TE JETE AKOMA ME I MADH .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje