“Zbythet” Prokuroria: 863 mijë eurot që iu bllokuan Orest Sotës, nuk janë të Tahirit (hesht kur pyetet se kujt i përket kjo shumë)

26 Dhjetor 2017, 20:51Kronika TEMA

Në Gjykatën e Shkallës së Parë  të Krimeve të Rënda sot u shqyrtua kërkesa e biznesmenit Orest Sota, i cili përsëriti për të disatën herë të lërë paraburgimin, duke ofruar sipas ligjit garanci pasurore.

Gjykata e rrëzoi kërkesën e 25-vjeçarit, i cili po hetohet në dosjen “Habilaj”, pasi u bllokua në automjet nga një postbllok policor me 863 mijë euro.

Avokati dhe familja e Sotës këmbëngulin se kjo shumë do t’i paguhej si garanci kompanisë “Kurum”, ndërkohë që edhe prokuroria gjatë seancës së radhës është tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm, se kjo shumë mund t’i përkasë ish-ministrit të Brendshëm.

Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e masës “arrest me burg”, ndërkohë që për enigmën se kujt i përket kjo shumë, ka heshtur në gjykatë.

“Orest Sota mbahet në burg pa asnjë provë, për vepra penale që nuk janë në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, mbahet në burg, do të thoja me bindje të plotë, si peng i një procesi tjetër, ku edhe personi që është bërë lidhja artificiale nuk ka një akuzë të ngritur”, tha avokati Fatmir Braka.

Avokati Fatmir Braka paralajmëroi se do t’i drejtohet sërish Gjykatës së Apelit për të kërkuar lirimin e Orest Sotës, djali i biznesmenit të njohur Lefter Sota.(TemA)

1 komente në ““Zbythet” Prokuroria: 863 mijë eurot që iu bllokuan Orest Sotës, nuk janë të Tahirit (hesht kur pyetet se kujt i përket kjo shumë)”

  1. Kombi says:

    TANI QE U LARGUA NGA DETYRA LLALLA TE , GJITHE DO TE FITOJNE PAFAJSI . SE SHPEJTI PRITET TE DALE NGA STROFKULLA DHE BOSI I SANTA QURANTAS.
    Rrofte wetingu qe po sqaron ceshtjet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje