Xhafaj: Çapjat e Çelajt s'përfaqësojnë të gjithë Elbasanin, kemi angazhuar ekspertët më të mirë për...!

26 Dhjetor 2017, 12:34Kronika TEMA

Elbasani është përcaktuar tashmë si starti ku Policia e Shtetit do të aplikojë projektin pilot për ristrukturimin e të gjityhë policisë në nivel qarku dhe komisariati.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një prononcim për mediat pak minuta më parë nga qytetiu i Elbasanit.

Sipas tij, qëllimet e këtij ristrukturimi janë forcimi i kontrollit të territorit, marredhënie e re me qytetarët, shpërndarje forcash dhe kontrollesh në zonat sensitive, si dhe vetting-u për unioformat blu.

Në fund të takimit, Xhafaj ka dhënë disa detaje për mediat e interesuara, duke shprehur shqetësim për situatën lidhur me kriminalitetin në këtë qytet.

“Jo rastësisht është lënë nisma për ristrukturimin e Policisë së Shtetit në Elbasan, që ka pasur një situatë kriminaletë rënduar dhe që ende nuk është stabilizuar sa duhet.

Riorganizimi i policisë nuk është diçka që bëhet brenda orës dhe brenda ditës, por kërkon dhe ajo afatin e saj.

Në Elbasan janë angazhuar disa nga ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit, të cilët po hetojnë krimet.

Për kriminalitetin në Elbasan mbetem i shqetësuar, jemi duke u marrë me strukturat e reja, njerëzit që kemi vënë këtu janë më të mirët, ekspertët më të mirë, që po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe provave që nuk bëhet brenda ditës e natës.

Ata, Çapjat dhe si e kanë ata të tjerët,  Çelajt nuk mundet të sinjifikohen dhe simbolizojnë këtë qytetet me vlera.

Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në veprimtari kriminale të jeni të sigurt se në momentin më të përshtatshëm do të marrin ndëshkimin e merituar”, deklaroi Xhafaj per mediat.(TemA)

2 komente në “Xhafaj: Çapjat e Çelajt s’përfaqësojnë të gjithë Elbasanin, kemi angazhuar ekspertët më të mirë për…!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ore, mblidhni RENEAN dhe Shqiponjat dhe tregoni kush e ben ligjin aty.. Mblidhi ata 70-80 veta ne hekura dhe beje zap ate vend.. Kontrollojuni strofullat.. Mos te pipetije as miza..

  2. Tepelena says:

    Ju përfaqesojne ju dhe gjithe klasen politike te ketyre 27 viteve, jo Elbasanin.
    Te gjithe ju, pushtetetaret e ketyre viteve bashke me shpurat tuaja, qe e keni vjedhur e zhvatur shqiptaret ne menyren me kriminale. Si të ishit pushtuesit e atij vëndi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje