5-vjeçari lëviz makinën e parkuar në oborr, shtyp për vdekje gjyshen

27 Dhjetor 2017, 15:43Kronika TEMA

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje në Berat pak ditë para vitit të Ri.

Një 5-vjeçar duke luajtur në shtëpi ka lëvizur makinën e parkuar  tip “Benz” të familjes dhe ka shtypur për vdekje gjyshen e ti

Informacioni i policisë

Më datë 27.12.2017, në orën 11:50 Salla Operative është njoftuar se në Spitalin Rajonal Berat ka mbërritur një shtetase e pa jetë.

Menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Berat ku kanë konstatuar shtetasen

D.H, 52 vjeçe, banuese në Pobrat, Berat e cila ishte e pa jetë.

Nga deklarimet e familjarëve dyshohet se, nipi i saj, 5 vjeç, ka levizur mjetin tip Benz me targa AA723LF, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së saj dhe për pasojë ka përplasur shtetasen D.H duke i shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (TemA)

1 komente në “5-vjeçari lëviz makinën e parkuar në oborr, shtyp për vdekje gjyshen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje