Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka reaguar për situatën e krijuar me ARMO-n dhe protestën e naftëtarëve.
Braçe thotë se ARMO është një histori shantazhi dhe pengmarrje, që duhet të marrë fund.
Reagimi i Braçes:
Për ARMO-n si krim, mashtrim, shantazh e pengmarrje
Dua te them nja dy fjale per ARMO-n.
E para e mbi te gjitha;
Nuk ka tregtar me te paskrupullt se ai qe nuk paguan punetoret!
I ka shfrytezuar-ky eshte termi i qarte per marredheniet e punes ne kete rast dhe, nuk ju paguan rrogat.
Marredhenia e tregtarit punedhenes me punetorin eshte nje maredhenie e sanksionuar ne ligj, ne kontrate dhe, nuk duhet te linde kurre nevoja qe punetoret te protestojne per te marre ate qe ju takon me ligj, me kontrate.
Per me teper?
Poooo, patjeter, kur negociohet kontrata e re, punetoret e kane te drejten te kerkojne me shume, por gjithnje mbi ate qe i ka dhene ligji-page, sigurime shoqerore e shendetesore.
Kjo që i ka dhënë ligji as që diskutohet.
E dyta;
Nuk ka tregtar me te poshter se ai qe i perdor punetoret si “peng” kunder sistemit fiskal, marredhenieve me te trete, gjithnje ne sherbim te fitimeve te tija.
ARMO eshte nje histori pengmarrjeje te cilen nuk kane pse e vuajne me punetoret! Zero!
Nuk ka pse e paguan edhe Qeveria!
Punetoret jane peng, Qeveria eshte nen shantazh!
Dje degjova te shtrohej pyetja:
Pse duhet mbajtur me ARMO?
Natyrisht, pyetja eshte e thjeshte dhe artikulohet nga te gjithe ata qe nuk besojne ne industrializimin-perpunimin ne kete rast, ne kete vend.
Shqiperia ka nevoje te kete nje industri te re te perpunimit te mineraleve te saj ne vend, naften, kromin, bakrin, nikelin gjithashtu.
Pasurite e ketij vendi, nuk mund vec te shfrytezohen pa krijuar vlere te shtuar ketu!
Keshtu sic eshte duket zhvatje dhe kaq!
Por ne ane tjeter, ARMO duhet edhe per te bere drejtesi!
Shembull madje.
Te gjitha transaksionet qe jane kryer me ARMO-n, nga privatizimi i saj-e kujtoni historine e pageses besoj, marrja nga bankat, dhenia kohe pas kohe me qira, jane teresisht te paligjshme, per te mos thene kriminale.
Kurre nuk u hetuan sepse politika nuk lejoi.
Te hetohen nje here te vetme per ti dhene fund historise se shantazhit dhe pengmarrjes qe nisi me nje VKM ne 2008-ten per tregtimin monopol te gazoilit D2 e ka vijuar kohe pas kohe.
Nderkohe, nese ministrat duan te bejne dicka-jo te ulen ne tavoline per te detyruar tregtarin te paguaje rrogat (rrogat i percakton ligji dhe ligji nuk negociohet, zbatohet), ajo duhet të jetë një analizë e plotë ekonomike e financiare për ARMO-n.
Nga privatizimi, marrëdhëniet me bankat, kreditë e këqija, marrja e asteve nga gjithkush, dhëniet me qira një herë, dy, tre, vlera e aksioneve të kompanisë, vlera e aksioneve të qeverisë aty dhe detyrimet fiskale të papaguara.
Historia-merr me qira, me garanci qeveritare per te te furnizuar, fito, krijo detyrime ndaj punetoreve, furnitoreve dhe fiskut, falimento per te nisur nje marredhenie te re nga zero me nje qiramarres qe rezulton gjithnje i njejti, duhet të marrë fund!
Nga ajo qe duket tani,vlera e detyrimeve fiskale ndaj qeverise e ka kaluar vleren e paguar per blerjen e ARMO diten qe qeveria vendosi ta shese, bankat thuajse e kane marre vleren e kredive te dhena, qeveria ka marre vec shantazhin sa here qe punetoret merren peng.
Ka ne kete vend qe ky trem nuk ju pelqen, por nese numrat e aktet deshmojne se “te gjithe jane shlyer”-vec qeverise natyrisht, si gjithnje, atehere, shtetezimi per te nisur nje rruge te re te diskutohet si zgjidhje.
Keta qe e marrin me qira, nuk kane humbur, kane fituar deri tani!(TemA)
Z. Brace, historia e Armos, Albpetrolit dhe MENDER kompanive “serioze” qe kane hyre dhe dale nga fushat e Ballshit, Fierit, Vlores, dhe jo vetem, kane
bere miliona $ duke vjedhur dhe pa bere asnje investim….
Une e kuptoj se pse akoma disa prej ketyre” kompani ” vazhdojne te vijne verdalle prej disa vitesh duke mashtruar njerzit, te cilet nuk i kane paguar prej vitesh, dhe Qeveria jote dhe e imja, mbyllin syte…..
Njera nga keto MONSTRA kompani, qe per ironi te fatit degjova qe ka paditur qeverine tende dhe timen, ne nje gjykate nderkombetare per $95M…!. Kjo mender kompani, quhet TRANSATLANTIC….vetem nje Zot e di, si/ nga erdhi kjo kompani ketu, shfrytezoi si kafshe njerzit, i futi nje te shitur, nuk beri asnje investim dhe tani kerkon nga Qeveria $95M…..dhe me besoni, kjo “firme” ka per t’e fituar gjyqin dhe ka per t’i mari ato $95M, sepse nuk do t’e kishte avokat t’i bente balle tundimit per $95M.
E cuditsheme qe njerez drejtues te transatlantic, te huaj, po genjejne njerzit ne Delvine se do te investojne ne kerkim per gaz….me vjen keq per ata njerez shume te mire delvinjote qe vazhdojne te genjehen nga keta “investitore te huaj”……!!!!!
Sa te duruar u treguan punetoret e naftes! Te ndodhte kjo ne nje vend me demokraci te konsoliduar, do i vihej zjarri godinave te qeverise! Mafiozet e ketij sektori bejne qejf, teksa qeveritaret bejne gjume, ose merren me allishverishet e parave qe gjeneron ky sektor (kjo e fundit ka me shume gjase te jete e vertete)! Dhe cmimi i karburantit ka vajtur ne qiell, dhe as ka ndermend te ulet ndonjehere! Deri kur keshtu?
Chiwawa i leh edhe vetes se tij ne pasqyre ?
U fal pasuria e popullit Ra ne duar kriminelesh.Po a jepen veprat e medha ,hidrocentralet,minierat etj Pasupohen disa dhe mbetet e varfer Shqiperia?Shume vende kapitaliste nje pjese te pasurise kombetare qe lidhet me sigurine e vendit nuk i privatizon. Apo nuk e dime qe te gjithe se si funksionon kapitalisti dhe cili eshte qellimi i tije.
Kungullesha ARMO eshte loja e qeverise per te vjedhur parate e popullit.
Kjo qeveri eshte pasqyra e shpirtit te zi te komunisteve te vjeter dhe te rinj ne pushtet.
Ne fotografi duken fytyrat e tyre te zeza dhe pashpirt.
Historia “Armo” eshte histori korupsioni.Ne qoftese nje kompani ,cilado qofte,private a shteterore duhet te shpall falimentin.Kush jane keta bisnesmen qe jo vetem nuk shlyejne detyrimet por te ngarkojne dhe pagat e puntoreve..Qeveria beri shume mire qe do te paguaj punetoret por kjo nuk duhet te behet ne kuriz te taksapaguesit te ndershem.Le te behet shtetezimi dhe te vihet ne binaret e drejtesis kjo kompani dhe si motrat e saj.Kjo eshte detyre e qeverise dhe e gjykatave.