Valeria Marini: Krishtlindjet me Vitorio Cecchi Gori dhe telefonata që nuk mori përgjigje

30 Dhjetor 2017, 22:42Lifestyle TEMA

“E mora në telefon disa herë,  por asnjë përgjigje. Po bëhesha merak”.

Kështu e rrëfen Valeria Marini përvojën e fundit me sëmundjen e ish-bashkëshortit, Vittorio Cecchi Gori. Ata kanë qenë bashkë për 7 vjet, shpesh plot konflikte që kanë përfunduar në media.

Tashme janë ndarë, por ruajnë një marrëdhënie të mirë. Ish-show girl nuk i braktis njerëzit e dashur kur ata kanë nevojë. Cecchi Gori ka pak që ka dalë nga koma.

Pranë tij janë edhe ish-gruaja Rita Rusic dhe dy fëmijët. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimit të mjekëve, ai do të lërë spitalin “Gemelli” të Romës brenda 24 orësh.

Ish-pronari i Fiorentinës, ish-producent dhe njeri me pushtet e para në Itali, Cecchi Gori po jeton një moment të vështirë. Kohët e fundit është shfaqur në televizion mbipeshë dhe ka deklaruar shpesh se ndihet i braktisur dhe i vetmuar.

Përveç ish-partneres Valeria dhr familjes së saj, pak miq e kanë vizituar kohët e fundit. Marini rrëfen se ata kishin planifikuar t’i kalonin bashkë Krishtlindjet, sepse nuk donte ta linte vetëm. Por natën e Krishtlindjeve, ai kishte fikur telefonin.

“E kuptova që i kishte ndodhur diçka dhe njoftova doktorin që e ndiqte. Ai më tha që Vitorio nuk ishte aspak mirë dhe e kishin çuar në spital. Për fat e kuptuan menjëherë problemin që kishte dhe e çuan në reanimacion, ku ndodhet tani”, tregon Marini per Corriere della Sera.(TemA TV)

1 komente në “Valeria Marini: Krishtlindjet me Vitorio Cecchi Gori dhe telefonata që nuk mori përgjigje”

  1. cosagrande says:

    pa ku po je mcef mej Bambola ,
    se ma ke kput mallin
    lene mi qorrin ,
    qy ja bojte kroates veeteem na pas
    hec mej ta marsha bajm noj bised mbi sexin,mbi tavolin
    drejtue gryken e shishes spumantes atij gjoksii tat e gishtin n’at vrim,
    e me ti shijue si nji Narr , i dehun asaj ndjenje si manjako ,
    e rrah ne ate gufumen fihga si i marre me ate cazzo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje