FOTO: Kartolina e Papës për Ditën Botërore të Paqes trondit botën

31 Dhjetor 2017, 22:30Bota TEMA

Një imazh i fortë tragjik i luftës pas bombardimit atomik të 1945 në qytetin japonez të Nagasakit për të reflektuar ndaj paqes.

Kjo është kartolina e urimit e zgjedhur në vigjilje të Ditës Botërore të Paqes që do të festohet më datë 1 janar 2018  nga Papa Francesku.

Në këtë foto të fotografit  Joseph Roger O’ Donnell shfaqet një djalosh me vëllain e tij të vogël e të vdekur mbi supe, ndërsa pret rradhën e tij për ta kremuar në krematorium.

“Fruti i luftës” është mesazhi personal i autografuar nga Ati i Shenjtë në këtë kartolinë. “Trishtimi i vogëlushit shprehet vetëm në buzët e tij të kafshuara e në gjakun që i rrjedh.”

Papa Francesku  është prekur mjaft nga ky imazh duke i kërkuar Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë të shpërndaj këtë kartolinë duke i ftuar të gjithë të reflektojnë ndaj pasojave të konflikteve të luftës.

Pak ditë më parë gjatë një konferencë meshtare Ati i Shenjtë u shpreh se “Armët e shkatërrimit në masë e në veçanti ato atomike nuk mund të përbëjnë bazën e bashkëjetesës paqësore midis anëtarëve të familjes njerëzore e cila duhet të frymëzohet nga etika dhe solidariteti.”

2 komente në “FOTO: Kartolina e Papës për Ditën Botërore të Paqes trondit botën”

  1. K. F says:

    Papa Francis duket sikur ia kanë rasur brenda ata të isis e nuk po ndihet. Në Ndërsa këta po përpiqen lehtësisht të vendosin rendin botëror islamik….

  2. taraboshi says:

    He mo nuk e nxoret komentin e taraboshit se keni frik se ju merr me sy te keq papa a .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje