FOTOT: Ndërrimi i viteve, Veliaj kartolinë urimi qytetarëve të Tiranës. Ja simbolika e veçantë e përzgjedhur

31 Dhjetor 2017, 18:16Sociale TEMA
FOTOT: Ndërrimi i viteve, Veliaj kartolinë urimi qytetarëve

Teksa edhe pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur që t’i urojë qytetarët e Tiranës përmes një kartoline. Duke evidentuar përpjekjet e përbashkëta për transformimin që ka pësuar kryeqyteti këtë vit që po lëmë pas nga qendra e deri në nivel kapilar nëpër lagje,  Veliaj garanton qytetarët se edhe 2018 do të jetë sërish një vit me plot angazhime.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës thekson se Tirana do të vijojë traditën e krijuar këto dy vite duke punuar me përkushtim për të ndërtuar një të ardhme me të mirë për të gjithë banorët e qytetit. “Viti 2017 solli ndryshime të thella nga qendra e Tiranës deri në lagjen ku jetojmë, nga vendet ku arsimohen e deri aty ku luajnë fëmijët tanë. Në një vit pune e përpjekjesh së bashku e bëmë më të mirë kryeqytetin tonë. Me dashuri do të ruajmë e respektojmë traditën dhe me përkushtim do të vijojmë punën për të ndërtuar të ardhmen për ju e familjen tuaj, për Tiranën që të gjithë ëndërrojmë, së bashku! Faleminderit për mbështetjen”, shkruan Veliaj në kartolinën që kanë marrë qytetarët e Tiranës.

Por ajo që bie në sy është një detaj tejet i veçantë i përzgjedhur nga kryebashkiaku Veliaj.  Kryetari i Bashkisë ka preferuar që kartolina dërguar qytetarëve të ketë si simbol kryesor Kullën e Sahatit të qytetit, jo vetëm si një monument i vijueshmërisë historike, por edhe i ndryshimit që ka pësuar qyteti i Tiranës. Jo më kot edhe një nga punët e para të Veliajt me marrjen e detyrës ishte rregullimi i Sahatit i cili kishte vite që nuk funksiononte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje