Gjelat e detit mbeten pa shitur në Peqin, fermerët: Janë futur pula nga Greqia

31 Dhjetor 2017, 12:34Sociale TEMA

Është mesdita e datës 31 dhjetor e ndërsa përgatitjet për natën e ndërrimit të viteve pothuajse kanë përfunduar, rrugët e Peqinit vazhdojnë të jenë të mbushura me gjela deti, ndërsa fermerët e kësaj zone shpresojnë për një blerje të minutave të fundit.

Fermerët e Peqinit ankohen se ky është viti i parë që gjelat e tyre nuk shiten, ndonëse Peqini njihet si rritësi më i mirë dhe më cilësor i tyre. Ata thonë se për këtë kanë ndikuar lehtësirat e krijuara për importin e gjelave të detit nga Greqia, që jo vetëm ulën ndjeshëm çmimin, por e bllokuan tërësisht prodhimin vendas.

“Kam 180 kokë. Kam gjysmën në shtëpi, ndërsa ato që kam këtu nuk i kam shitur. Si do shkojë kjo punë, nuk e di. Çfarë kemi shitur me porosi, se këtu vetëm vijnë e pyesin për çmimin. Katastrofë e madhe sivjet sepse janë futur pulat nga Greqia. Malli jonë ka ngelur”, thonë fermerët.

Pothuajse çdo familje në Peqin rrit minimumi 100 gjela deti çdo vit, ndërsa mijëra prej tyre këtë ndërrim motesh do të mbeten të pashitur.

Gjeli i detit i Peqinit njihet për cilësinë e tij, pasi zona është e pasur me ullishte dhe gjelat rriten pa kimikate.(TCH)

5 komente në “Gjelat e detit mbeten pa shitur në Peqin, fermerët: Janë futur pula nga Greqia”

  1. kiu says:

    Normal ta shesesh gelin e detit per vic, cfare prisnin peqinasit?! Gjeli ullinj ka ngrene, nuk ka ngrene florinj…

    1. Grigor says:

      Te day kane faj. Edhe prodhuesi shqipetar, edhe ministria we nuk rregullojne doganat per te mbrojtur prodhimin vendas.
      Prodhuesi shqipetar
      – Si a mundesi qe pulat greke ishin me te lira, duke llogaritur koston e importit dhe fakti qe vijne te therura? Pra mos u be makut i madh te pasurohesh brenda nje nate. Rregulloje çmimin sipas tregut. Edhe po fitove me pak, te pakten prodhimin e ke shitur.
      – Pse e jep voten pa menduar? Mbro prodhimin tend duke zgjedhur ne politike kandidatet qe nu mbeshtesin. Pse nuk bashkoheni ne sindikata? Ku eshte shoqata ose sindikata e fermereve te Peqinit? Pse nuk zgjidhni ne komitet drejtues dhe kryetar qe te çoje zerin tuaj deri tek politika? Ti i 180 gjelave psh, kujt ja dhe voten? Pse? Çfare fitove nga ajo vote? Tre thase ushqim per gjelat, apo treg shitjeje? Apo nje pune per vajzen? Po ke futur vajzen ne pune, tani hidhi gjelat ne Shkumbin.
      Po të bashkohen prodhuesit shqipetare ja fusin kembet me nje kepuce politikes, ose e Lene pa kepuce fare. Por ne nuk bashkohemi dot. Kemi qene te perçare ne ne shekuj dhe jemi
      -edhe tani. Prandaj, trus bithen dhe vuaj injorancen tende, derisa te ndergjegjesohesh per forcen e bashkimit. Deri atehere kenaquni me kockat qe ju hedhin Rama dhe Berisha, apo Meta.

  2. #varijanullen says:

    Efekti qe te gjithe jane shqiptar,kur u be dhe janulla shqip….

  3. shkelzeni says:

    UL CMIMIN O QERATA!!!!

  4. Alniku says:

    Më falni për ndërhyrjen se nuk jam as tregtarë dhe as Fermerë por kjo është tregu i lirë dhe mos u ankoni se paskan ardhur nga Greqia se është absurde që në vëndin fqinjë që e kanë nivelin e jetesës më të lartë të jenë pulat më të lira ????? Është diçka që nuk shkon gjejeni arsyen diku tjetër dhe jo ke pulat e Greqisë .
    Ulini çmimin dhe mos qani tashti Gëzuar për shumë vjet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje