Në prag të ndërrimit të viteve, qindra qytetarë e gdhinë të shtunën në radhë për të kaluar kontrollin teknik të automjeteve.
“Do presim se është gjoba 400 mijë lekë, të bllokohet mjeti”, thonë qytetarët.
Çdo vit, në dhjetor, në pikat e kontrollit teknik është e njëjta situatë fluksi, por përfaqësues të kompanisë SGS thonë se qytetarët duhet të shrytëzojnë zgjidhjet alternative.
Enis Myftiu, drejtor operativ i SGS, thotë: “Duam t’u vëmë në dukje qytetarëve që nuk është e nevojshme të nisen pa rezervuar për në pikat tona të kontrollit. Ne kemi vënë në zbatim prej më shumë se një viti sistemin e prenotimit “online” dhe me telefon me call center”.
Kompania SGS sqaron se qytetarët nuk kanë detyrim të paguajnë taksën vjetore të vitit 2018 në rast se nuk është kaluar një vit i plotë kalendarik.
“Tashmë, për t’u pranuar në kontroll teknik nuk është e domosdoshme të paguash taksën e vitit aktual. Korniza ligjore përcakton që pranohesh për kontroll teknik brenda afatit 365 ditor te vlefshmerise se takses vjetore”, shton Myftiu.
Sipas statistikave, vetëm gjatë muajit dhjetor më shumë se 12 mijë automjete janë paraqitur me vonesë për të kryer kontrollin teknik.(TCH)
Idiotesi, poshtersi, vjedhje, torturim dhe kjo gjendje meriton cdo fjale fyese ndaj qeverise dhe kompanise qe torturojne shoferet. Me gjeni nje vend europian qe e ka nje gje te tille? Ku do te shkoni ne europe apo do te qendroni si hajdut qeveritar? Qeveria duhet te lejoje te pakten deri ne 5 pika per co rreth apo cdo pike servisi duhet te plotesoje kushtet te beje edhe kualidimin e automjeteve. Shoferet deri kur qeveria te plotesoje kushtet per berjan e kualidimi ne cdo rreth te mos bejen kualidimin tek kjo kompani e lene peshqesh nga Pd e LSI dhe PS qe jane nje ne vjedhjen dhe torturimin e shqiptarve dhe turp te kene.m
Perse nuk behet si ne perendim qe ti jepet licensa oficinave qe e meritojne, dhe revizioni i makinave te behet si me poshte: Per makinat e reja mbas 4 vjetesh dhe me pas çdo 2 vjet. Nje vit i plote per makinen behet kur mbush nje vit nga momenti qe makina matrikullohet ,kjo eshte dhe skadenza qe pretendohet nga ligji dhe kontrolli ( policia) mbeshtetet ne keto rregulla.