FOTOT: Festa më të bukura për fëmijët, zv.kryeministrja Mesi pranë të vegjëlve në nevojë

29 Dhjetor 2017, 09:50Sociale TEMA
FOTOT: Festa më të bukura për fëmijët, zv.kryeministrja

Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesizgjodhi që në ditët e fundit të këtij viti, të festojë më fëmijët e familjeve në nevojë dhe atyre nga komuniteti rom dhe egjiptian, si dhe nga Shkolla Speciale “3 Dhjetori” të qytetit të Shkodrës.

Në bashkëpunim me kompaninë ALBtelecom, Zëvendës Kryeministrja Mesi ndau me fëmijët kënaqësinë dhe emocionin e festave të fundvitit në një aktivitet të veçantë e të mbushur me atmosferë shumë festive përmes animacioneve dhe numrave të ndryshëm, këngëve, si dhe vjershave të recituara nga vetë fëmijët.

Znj. Mesi,  e shoqëruar nga CEO iALBtelecom, Z. TahsinYılmazshpërndanë për fëmijët dhurata të ndryshme me lodra e veshje, duke u uruar atyre por edhe gjithë fëmijëve të tjerë, festa të mbara e të gëzuara, ashtu siçato me të vërtetë e meritojnë.

Në të njëjtën ditë, Zëvendës Kryeministrja Mesi ka qëndruar gjithashtu pranë vogëlushëve të Shtëpisë së Foshnjës Shkodër (0-6 vjeç), duke u falur përkujdesje e dashuri, si dhe duke u shpërndarë atyre dhurata të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje