Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në aktivitetin e organizuar për fëmijët e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes.
Pasi ndoqi aktivitetin festiv për këta fëmijë, ministri Bushati falenderoi zysh Liljana Luani, mësuesen që kujdeset për ta dhe administratorin e OSHE Adrian Cela për zbatimin e projekteve të posaçme për këto familje.
Bushati tha se “gjakmarrja i ka plagët e thella në shoqëri, prandaj të gjithë bashkë duhet të punojmë për ta zbutur këtë fenomen”.
Ministri Bushati falenderoi të gjithë ata që japin kontributin e tyre dhe solidarizohen.
Një falenderim të veçantë Bushati pati edhe për të gjithë shtëpitë botuese që u përgjigjen pozitivisht thirrjes për të dhuruar libra për fëmijët e prekur nga fenomeni gjakmarrjes.
Nga ana e saj, Liljana Luani u shpreh se zbatimi i reformës në drejtësi ka ngjall shpresë edhe tek familjet e ngujuara nga gjakmarrja.
Administratori Adrian Cela premtoi për vijimin e trajtimit të këture familjeve nga ana e OSHE.
Deputetet dhe prefektura, dhurata per festat e fundvitit tek femijet pa kujdes prinderor
Ne kuadër të festave të fundvitit?? dhe në vijim të traditës së festimeve me ata që kanë më shume nevoje per dashuri, siç janë femijët pa kujdes prindëror, deputeti Luan Harusha ishte sot së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të Prefekturës Shkodër në Shtëpinë e Fëmijës Shkollor 6-18 vjeç në Shkodër me të cilët ndau disa momente festive.
Përveç dhuratave që u shpërndanë për vogëlushët, deputeti u zotua që nuk do të mungojë vëmendja e qeverisë për të ofruar çdo vit shërbime sociale me më shumë cilësi e përkujdes.