VIDEO: Makthi i koalidimit, shikoni radhën e qindra makinave që nis në 02:30 të natës

28 Dhjetor 2017, 17:03Sociale TEMA

Si çdo fundviti, për ata që kanë një makinë në Tiranë koalidimi kthehet në një makth i detyrueshëm.

Në pikën e kolaudimit të automjeteve në Fushë-Prezë, radha arriti deri në dy kilometra.

Më të vendosurit kanë dalë natën nga shtëpitë dhe kanë zënë radhën që në orën 02:30 të mëngjesit.

Pas tyre radha shkon më shumë se dy kilometra dhe sipas vendit, mund të dallosh ata që janë zgjuar më vonë.

Si të mos mjaftonte halli i koalidimit, qytetarët kërcënohen edhe nga policët e rrugores që i kërkojnë të largojnë makinat ose ndryshe do të gjobiten, një lloj çarku pa rrugëdalje mes policisë dhe koalidimit, i krijuar në Fushë-Prezë.

Punonjësit e kompanisë, raporton KlanPlus jashtë kamerave e pranojnë situatën, por thonë se prioritet kanë ata qytetarë që e kanë rezervuar online kolaudimin, ndërsa të tjerët do t’ju duhet të presin radhën.

Koalidimi është një konçension monopol i trashëguar nga qeverisja e demokratëve dhe që socialistët premtuan t’i japin zgjidhje.

Pavarësisht kësaj, karvanet e makinave janë një fenomen i zakonshëm në Fushë-Prezë për çdo fundviti.

4 komente në “VIDEO: Makthi i koalidimit, shikoni radhën e qindra makinave që nis në 02:30 të natës”

  1. Zigur Qarri says:

    Jo me shume se nje ore zgjat Koalidimi ne Perendim,si proces dhe kohzgjatje ,edhe kur shkon rastesisht,pa u lajmeruar.
    Kjo qe ndodh ne Shqiperi,nuk besoj se ndodh ne ndonje vend Afrikan.Rrofte Partia,rroft komandanti Edi Rama qe kerrcenon
    bashkatdhetaret e tij,se kush nuk paguan ujin do te denohet,nderkoh kur ata paguajn faturat e ujit 6 vjet pa pasur uje fare!
    Rrofshin militantet.

  2. Grigor says:

    Gazetar idiot. Nuk thuhet dhe shkruhet koalidim por kolaudim. Koalidim eshte nje shtremberim katundaresk i nje fjalë te huazuar dekada mm e pare, e cila me kohë duhet te ishte shqiperuar.
    Por kur gazetaret Jane analfabete, ç’pret nga te tjeret?

  3. Thor says:

    Kolaudim jo koalidim o te dhjefsha shkollen

  4. Shvejk says:

    Si thuhet o gazetari intelektual i Temes, Koalidim??? Po sikur ta quaje kolaudim si tere dynjaja, beson se do ishte teper per intelektin tend?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje