Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas vdekjes së Dr. Arben Runa, mjek ortoped pranë Spitalit Ushtarak Qëndror Universitar, duke vlerësuar punën e tij si aktivist i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
“Që prej vitit 1999 doktor Runa ishte pjesë e grupeve të monitorimit të KShH për mbrojtjen dhe respektimin e lirive të shtetasve në institucionet e paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit.
Me profesionalizmin, kurajon qytetare dhe humanizmin që përfaqësonte, ai ndihmoi në evidentimin e abuzimeve në trajtimin e shëndetit të këtyre shtetasve, duke ndihmuar ai vete në shumë raste në trajtimin e tyre dhe krijimin e kushteve për përmirësimin e asistencës mjekësore në sistemin penitenciar” thuhet në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Ben Runa…
qenka bere per Ndjese Paste?
Ishte njeriu i bukur, ne sherbim te Njeriut
dhe te vertetes se fshehur nga interesat e erreta…
I ndrite shpirti Arben Runes, qe do te na mungoje…
T’i rrojne femijet, qe kane marre rruge te mbare, sic eshte FAMILJA E TYRE
M, fa, Toronto