Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Shkodër në kuadër të aktivitetit kombëtar ”Festat duan dashuri”.
Kreu i diplomacise shqiptare konsumoi mengjesin në shtëpinë e të moshuarve ku marrin shërbim mbi 30 të moshuar.
Ministri Bushati u shpreh se “Shqiperia solidare na thërret gjatë gjithë vitit.
Ne kemi nevojë për më shumë solidaritet, per te qene pranë më të dobtëve, të pambrojturve, fëmijëve me nevoja të veçanta e të moshuarve të vetmuar, për të festuar me ata që kanë më shumë nevojë.
Bushatit i dhane dhe nje certifikate mirenjohje per kontributin ne kete qender dhe u shprehen se sa here “vjen ne Shkoder na takon”.