FOTOT: “Festat duan dashuri”, Xhaçka me fëmijët e Shtëpisë së foshnjes "Hannah dhe Rozafa"

28 Dhjetor 2017, 16:00Sociale TEMA
FOTOT: “Festat duan dashuri”, Xhaçka me fëmijët e

Fëmijët që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik për të humbur atë, nuk janë lënë të festojnë vetëm në këtë fund viti.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, iu bashkua nismës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Festat duan dashuri”, për të festuar së bashku me shtresat më në nevojë.

Ministrja Xhaçka zgjodhi të festojë pikërisht me më të vegjlit e Shtëpisë së foshnjes “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, të cilëve fatkeqësisht u mungon dashuria prindërore.

Ministrja Xhaçka ndau sadopak dashuri dhe ngrohtësi në këto ditë festash duke shpërndarë dhurata për vitin e ri për këta fëmijë, me të cilët u bë pjesë edhe e një shfaqje me animatorë dhe personazhet më të dashura për vogëlushët.

Shtëpia e foshnjes “Hannah dhe Rozafa” përkujdeset për fëmijë të cilët kanë humbur prindërit e tyre ose nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre për arsye të ndryshme dhe si rrjedhojë kanë nevojë për një shtëpi të re dhe të qëndrueshme.

Në kuadër të kësaj nisme, në 28 institucione të përkujdesit social në gjithë Shqipërinë, institucionet qendrore organizuan njëkohësisht aktivitete festive me shtresat në nevoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje