Të gjithë e dimë se në tryezën e fundvitit produktet e mishit janë të shumta. Jo më kot, stabilimenti publik i përpunimit të mishit në Bashkinë e Tiranës siguron dhe vulos vetëm produktin cilësore.
Përmes rritjes së kontrolleve të vazhdueshme, Bashkia e Tiranës ka disiplinuar situatën me konsumin e mishit në Tiranë, duke shmangur ndotjen e mbi të gjitha duke garantuar cilësinë e standardit ushqimor për banorët e kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për ndërgjegjësimin dhe garantimin e standardeve më të larta për sigurinë ushqimore që të kërkojnë paraprakisht certifikatën e lëshuar nga veterineri.
Tirana ka zyrtarisht 300 subjekte të tregtimit të mishit. Veterineri i Bashkisë Tiranë është i pranishëm në stabilimentin publik të përpunimit të mishit ku garanton përmes vulës, të gjitha standardet e tregtimit dhe të konsumit. I gjithë procesi realizohet me parametra ndërkombëtarë, kushte maksimale higjieno-sanitare dhe nga personel i kualifikuar. Gjithashtu, transporti me mjet frigoriferik që kryhet nga Thertorja Publike tek pika e shitjes, eliminon në këtë mënyrë edhe transportimin e mishit pas bagazhit të makinave private.
ALPINI.
Mjafte me reklamat e lali Erit.Ka marre masa shume te mira nuk ka lene produkt ushqimor.sidomos frutat pa i dyfishuar cmimet.Ky lali Eriinuk ka inspektor per kontrollin e cmimeveEshte pak e gjate me ju tregu nje histori te nje tregtari nga Malii Zi me nje shitese ne Shkoder.para 20 vitesh.U merzit shitesja duke e pyetur per cmimet.Malazezesi i tha .Edhe une kam nje dyqan te till ne Ulqin.Taksat me me gjete nje materjal pa Cmim me vendosin gjobe te barazvlefeshme me mallin qe kam ne dyqan.Kjo forme tek ne nuk ekziston.
Lali Eri ja ben si puna e gjelit qe kakarise me shume se pula qen vezen.