Raporti për Enverin: Nxënësit e “Ismail Qemalit” pinë konjak, duhan dhe bixhoz

31 Dhjetor 2017, 09:43Politika TEMA
Raporti për Enverin: Nxënësit e “Ismail Qemalit”

Ekskluzive / Zbulohet raporti i vitit 1973, ku Jovan Bardhi, informon udhëheqjen e lartë për “ismailqemalsat” që kryenin sjellje të padenja gjatë zborit ushtarak në Mamurras

Nga Dashnor Kaloçi

Gjimnazistëve të sotëm, djem dhe vajza, të cilët janë përdorues të rregullt të alkolit apo duhanit, as që mund t’ju shkoj fare nëpër mënd dhe nuk do të arrijnë dot ta kuptojnë, se për të tilla gjëra, bashkëmoshatarët të tyre, të para viteve ’90-të, do të bëheshin objekt kritikash dhe autokritikash në mbledhjet e organizatave të rinisë së asaj kohe, pasi duhani, alkoli apo dhe loja me letra, ishin rreptësisht të ndaluara?! Dhe ata që kapeshin me to, jo vetëm që u thyhej nota në sjellje dhe nëse e kishin të përsëritur, përjashtoheshin nga organizata e rinisë dhe nga shkolla, por çështja e tyre bëhej objekt diskutimi deri në organet më të larta partiake dhe shtetërore të regjimit komunist në fuqi. Madje me atë “problem” merrej vetë kreu i regjimit, Enver Hoxha, si dhe krerët më të lartë të udhëheqjes komuniste që vinin pas tij, si Ramiz Alia, Haki Toska, etj. Kjo gjë, veç të tjerash bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor i vitit 1973 që publikohet për herë të parë ekskluzivisht për gazetën Tema, i cili bën fjalë për një një grup gjimnazistësh “ismailqemalsa”, që gjatë zborit ushtarak në Drojë të Mamurrasit, ishin kapur duke pirë konjak, alkol dhe duke luajtur me letra. Për këtë veprim të tyre, sekretari i parë i Komitetit Qëndror të Bashkimit të Rinisë së Punës Shqipërisë së asaj kohe, Jovan Bardhi, ka informuar Komitetin Qëndror të PPSH-së, dhe “çështja” e tyre ka shkuar deri tek Enver Hoxha. i cili siç duket dhe nga faksimilja përkatëse, ka vënë firmën e tij mbi atë dokument dhe ua ka deleguar për të ndjekur “problemim” mvartësëve të tij, sekretarë të Komitetit Qëndror, si Ramiz

Alia, Haki Toska, Petro Dode etj. Të cilët kanë vënë gjithashtu firmat në atë dokument, gjë që tregon se janë marrë me çështjen në fjalë. Ajo që bie në sy në dokumentin në fjalë, është ajo që: emrat e nxënësve të “Ismail Qemalit” që janë kapur me alkol, letra dhe duhan, janë të gjithë me biografi të mirë, (më pas u goditën si p.sh. familjet Dodbiba, Titani etj), madje disa nga prindërit e tyre ishin me funksione të larta partiake e shtetërore, gjë e cila “tregon mësëmiri” se PPSH-ja, nuk bënte dallime dhe kishte një vijë sjellje për të gjithë…?!

BASHKIMI I RINISE SE PUNES SHQIPERISE

KOMITETI QENDROR

I N F O R M A C I O N

Shokut Leka Shkurti

Pranë Aparatit K. Q. te Rinise

Informohemi nga Komiteti i Rinisë i Tiranës se në repartin e Mamurrasit ku zhvillojnë stërvitjen nxënësit e vitit të III dhe të IV të shkollës “Ismail Qemali” të Tiranës, ka ndodhur kjo ngjarje:

Ditën e dielë, më datë 9 shtator, ora 19, 11 të rinj, midis tyre dy vajza, janë gjetur duke pirë konjak, disa prej tyre edhe janë dehur. Një grup prej tyre kanë luajtur me letra më parë dhe me paratë kanë blere dy shishe konjak dhe janë shtruar duke pirë në një kodër afër repartit.

Në fillim këtë punë e kanë nisur tre të rinjë pastaj janë afruar dhe tetë të tjerë.

Në këtë ngjarje, janë mpleksur këta persona:

Sokol Petraq Titani, nxënës i klasës së IV-të, nxënës i dobët në mësime, të cilin organizata e ka kritikuar për sjellje dhe dobësi nhë mësime.

Genc Shaban Skënderi, nxënës i klasës së IV-të, i dobët në mësime që e ka përsëritur vitin e dytë.

Genc Pirro Dodbiba, nxënës i vitit të III-të, nxënës i mirë dhe aktivist i organizatës së rinisë.

Osman Ramazan Baroni, nxënës në vitin e IV-të, i dobët në mësime, ka përsëritur vitin e III-të, nuk është anëtar i Bashkimit të Rinisë. Ka pasur çfaqje të huaja në paraqitjen e jashtme.

Sokol Muke Turani ka ardhur këtë vit në këtë shkollë nga Pogradeci, i jati është anëtar partie dhe pedagog në shkollën e Artilerisë.

Elda Agron Balili dhe Irma Myzafer Spaho, të dyja të dobta në mësime dhe kanë pirë alkol dhe cigare

Edmond Qamil Gëzdari, nxënës i vitit të III-të, mesatar në mësime, aktivist në organizatën e rinisë.

Veron Mati Baba, nxënës në vitin e III-të, i jati ofiocer në repartin kundërajror. E ëma drejtoreshë në shkollën Konferenca e Labinotit. Nxënës i mirë dhe i sjellshëm.

Edmond Mane Aliaj, nxënës i vitit të III-të, i jati oficer në shkollën e Artilerisë dhe e ëma pranë Aparatit të Komitetit Qëndror të Partisë.

Adrian Yzedin Dervishi, nxënës i klasës së IV-të.

Të katër të fundit, vetë nuk kanë pirë, por kanë qëndruar në shoqërinë me të tjerët dhe nuk janë ngritur kundër veprimit të tyre.

Njëri nga këta, Sokol Titani, që ishte dhe iniciatori, kishte pirë shumë, saqë e dërguian në infermeri, ku u përmënd pas disa orësh.

Menjëherë në datën 10 u zhvillua mbledhja e organizatës së rinisë, të cilët i kritikuan rëndë, dëgjuan autokritikën e shkakëtarëve dhe muarrën këto masa:

Sokol Titani

Sokol Turani

Genc Dodbiba

Elda Balili

Irma Spaho

I paralajmëruan për t’i përjashtuar nga organizata e rinisë dhe i propozuan Këshillit Pedagogjik për t’i thyer nga një notë në sjellje. Të tjerët I kritikuan rreptë para organizatës.

Komiteti i Rinisë në rastin më të afërt që do të ketë, këtë çështje do t’ja ngrejë kuadrve drejtuesë të organizatave të rinisë në shkolla, që të nxjerrin konkluzione nga ngjarja, për të forcuar punën edukative të rinisë shkollore.

Tiranë 19.IX.1973 JOVAN BARDHI

10 komente në “Raporti për Enverin: Nxënësit e “Ismail Qemalit” pinë konjak, duhan dhe bixhoz”

  1. anonim says:

    Dashnor, konsumi i cigares ne cdo rast dhe i alkolit ne pergjithesi eshte i demshem ne cdo moshe. Nuk ishte ndeshkimi i ketyre verpimeve problemi kryesor ne Diktature.

    1. True Detective says:

      Hajde gjeje interesin që duhet të ketë dikush për të lexuar të tilla karllëqe ditën e fundit të vitit, me idealizma socialistë dhe njerëz të ndrydhur, të gjithë të gdhëndur sipas imazhit të partisë dhe parisë së gomerëve që të kanë kalëruar ty o Dashuror dhe shpurrën e spiunëve të asaj kohe të errët.

  2. joel shkodra says:

    Mundet qe Edmond Gezdari te jete futbollisti Gezdari i “17 Nentorit”? Bile ka luajtur nje rol edhe ne filmin “Guximtaret” ku rolin kryesor e ka luajtur Artan Santo, ish drejtori i bankes i vrare me 26.06.2014.

    1. Cubi says:

      Po joel,ai futbollisti eshte qe edhe kur u be trainer vinte ne stervitje me syte te skuqur dhe i merreshin kembet dhe goja!
      Ai ishte tape e cfare tape se!
      Ja pra qe atehere merrej direkt Enver Hoxha per edukimin e rinise,ndersa sot,jo vetem qe nuk merren shkolla,partite apo shoqeria,por merret vetem policia dhe punonjesit e varrezave qe i varrosnin pas droges ose vrasjeve.
      Shkoni ne varreza dhe do te shikoni se 80% e te vdekurve jane te rinj 20-30 vjecare.
      Shumices se tyre(doemos drogaxhinj e tutore prostitutash) u jane ngritur varre si ato te faraoneve,sepse kane prure lek te madh ne shtepi!
      Lum si kjo rinia e sotme qe i heq breket sa here te doje!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Vetem cupat e Ismailit mos I shani se I kemi si shpirt mor aman..

  4. Fitimi says:

    Ne Kanada mund te blesh alkool Apo cigare vetem kur je mbi 18 vjec . Mos e kane dhe ato k.ministrin komuniste’???

  5. populli says:

    enver qeni ta paska futur pallen moj buce kazanesh,prandaj ke nostalgji
    sa gjysma si te enver homos ke thyer ti bashke me pi…n e sateme nuk ju numurohen.
    Te vjen mire te ofendosh te tjeret o rraca e qenit,populli ta kthen me te njejten monedhe
    o Palla e ka…

  6. XheJ eN Bi says:

    Është e vërtet kjo ngjarje,kam qënë vet ushtar në Mamurras.
    Bile Genc Dodbiba kishte dhe të jëmën Drejtoreshë te “I.Qemali “. S.Titani( sot ja mësoj emrin pas 43 vjetësh) ka qënë kaq i dehur sa disa herë mjeku repartit i ka bërë lavazh stomakut dhe nuk përmendej.Është e vërtet që kishin konsumuar dy shishe konjak.Ky ka qënë bjond dhe i thatë nga fytyra.Në atë kohë pata përshtypjen se ata përfituan se ishte djali I Ministrit të Bujqësisë dhe i Drejtoreshës së shkollës.
    Çdo mbasdite pas buke bëheshin mbledhjet që vazhduan disa ditë.

    1. palla says:

      Or taj me pseudonimin popull je kopil i komunistave, shko bre burre dhe pyte plaken tate se ka me ta tregue.

  7. Nik says:

    Lidhur me Genc Dodbiben kam kujtime shume te mira ,nje djal i rregullt i edukuar dhe sebashku kemi kryer sherbimin ushtarak ne ishullin e Sazanit.Une sherbeja ne furren e bukes ndersa Gencin e vendosen ne komanden e ishullit dhe ishim dy hapa larg njeri tjetrit.Me kujtohet kohen e veres une merrja ndonje konserv derri dhe shishe vere dhe shkonim nga Gryka e Xhenemit dhe laheshim ne dete.Shpresoj se nepermjet rrjeteve sociale te kontaktoj me te per te kujtuar vitet e Sazanit.Niko nga Vlora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje