"Saliu e taborri i tij, s'kanë shpresë për të mbajtur gjënë e vjedhur e për t'i shpëtuar ndëshkimit. Gjuajnë me këpucë...!"

30 Dhjetor 2017, 20:23Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Cila është situata aktuale në Shqipëri.

Një banditizmi si ky yni në këtë kohë, nuk është parë kurrë në një vend europian që nga periudha e mesjetës.

l.
Naftëtarë të urritur që nuk iu jepen rrogat; në një krah; dhe hajdutë të majmur në 25 vjet me grabitjen e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë; në krahun tjetër. Në të vërtetë, vetë kjo ngjarje është shpjegimi i kësaj kohe.
Kudo regres dhe një papërgjegjshmëri absolute e një qeverie që nuk ka asnjë ide, që nuk njeh asnjë model ekonomik; dhe flet gënjeshtra; sepse urren popullin e vet.
Ekonomia, në pjesët e saj jetësore, vetëm është vjedhur.

E shihni naftën si funksionon?
Është e gjitha pronë e kryeministrit që vjen.
Nga Saliu te Rama – ky është simboli i abuzimit aktual me naftën në këta 15 vjetët e fundit.

Vjedhje dhe dhunim i naftëtarëve të drobitur që punojnë në kushtet e skllavërisë dhe të barbarisë të dikurshme, dhe që vdesin nga kanceri, kurse familjet kryeministrore dhe të ministrave të energjitikës fshehin sot paratë e vjedhja nga mundi i naftëtarëve nëpër bankat fantazëm të offshoreve.
Këta pushtetarë injorantë, marrin dhe shesin të gjithë naftën që del nga puset që janë ende në shfrytëzim, në një bashkëpunim vjedhës të pushtetarëve me njerëzit e naftës. Ky është një barbarizëm që ia kalon çdo lloj skllavërie.
Po ky është vetë profili i kohës sonë.

ll.
E kuptoni tani përse e urrejnë vendosjen e drejtësisë këta njerëz të pa fare vlerë?
E kuptoni tani pse deshën të digjnin sallën e Parlamentit para disa ditësh?
E kuptoni tani që janë bashkë; dhe i gjuajnë me këpucë njëri – tjetrit, sepse nuk kanë unitet për të mbrojtur vjedhjen.
Po ku ta gjejnë unitetin! E dini cilin kanë armik këta hajdutë?
Kanë Uashingtonin dhe Berlinin.

E pra, ja dhe kanë unitet; e pastaj! Pse pyet Uashingtoni dhe Berlini për një lidhje të të korruptuarve që kanë zhvatur popullin e tyre, e kanë izoluar dhe e kanë lënë në një varfëri ekstreme?
Kurrë, sepse as që pyet fare. Ku mund t’i llogarisë Uashingtoni si kundërshtarë të fortë ca fëmijë që janë kapur me sendin e vjedhur në duar? As që e mendojnë dot – as politika amerikane dhe as politika gjermane.

Po këta të trembur deri në palcë, ende mendojnë për bashkim? Ja dhe u bashkuakërkan me njëri-tjetrin – e pastaj? Asgjë; bashkimi i tyre nuk sjell fuqi, por ndëshkim edhe më të rreptë kundrejt tyre. Dhe Rama duket se e ka kuptuar më në fund. Por tani është vonë. Po, më mirë vonë se kurrë.

lll.
Dhe vërtet mendojnë Saliu dhe taborri i tij, se kanë shpresë për të mbajtur gjënë e vjedhur dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit?!
Asnjë shpresë nuk kanë. Më e mira do të jetë që të largohen vetë.
Po ky kryeministër, kaqë pak nuk di të kuptojë! Nuk ka kush t’i thotë këtij që kushtetuta aktuale nuk e lejon më të jetë kryeministër?
Vetëm një i paaftë që e MORI era dhe e vendosi për të qenë kryeministër, vetëm ky mund të mos e kuptonte dot që, që në çastin që firmosën kushtetutën e re, një vit e gjysmë përpara; të gjithë këta duhej të largoheshin nga skena.
Ku mund të kenë më jetë politike këta që kanë shkelur me të dyja këmbët mbi popullin e tyre, tani që të gjitha faktet janë në dorë të Uashingtonit?

lV.
E pra, a do të hapë rrugë kryeministri aktual?
Sa më shpejt që ta japë dorëhrqjen, aq më mirë do të jetë për të dhe për Reformën. Po, e a kupton dot ai këtë?
Po nuk e kupton dhe tani; do të vijë e të ndihet edhe më rënda nga ç’është.

Se Saliu nuk ka çfarë të kuptojë, ngaqë ai mendon në jerm se do të desatabilizojë Shqipërinë.
Hajde, Sali, hajde! Ky i mjerë i ka shpallur Amerikës luftë me një fishek. Sigurisht, edhe kjo trimëri është, paçka se fundi është i sigurt.

Gjithsesi maxhoranca duhet ta kuptojë, se fati i saj nuk është më në dorë të saj, por vota sigurisht që është në dorë të saj dhe duhet të jetë për Amerikën.
Po Rama?
Ky nuk mund të jetë më kryeministër se nuk ka as besimin e Uashingtonit dhe as besimin e Berlinit.
Gjithsesi; maxhoranca e di vetë fatin e saj.

17 komente në ““Saliu e taborri i tij, s’kanë shpresë për të mbajtur gjënë e vjedhur e për t’i shpëtuar ndëshkimit. Gjuajnë me këpucë…!””

  1. Epo kjo pune! says:

    ke te drejte avokat, vetem nje pyetje lind. Kur perendimi ka kaq shume pushtet tek ne, si ka mundesi qe i lejoi hienat e abuzimit plot 30 vjet. I lejoi se ishin zarat e tij? Nese po, ka faj dhe SHBA e BE per kete abuzim, nese jo, hienat kane bere abuzim se kane patur tjeter usta pas, dmth rusin e serbin e grekun. Qe e kane akoma prandaj hedhin vickla dhe i shesin pordhe SHBA e BE. Atehere i bie te jete lufte superfuqish kjo pune.

    1. Toni says:

      Spartak per disa gjera bie dakord me ju por per disa te tjera jo. Ja psh nese ju mendoni se kryeministri aktual paska fituar dhe vjedhur na thuaj konkretisht se ku dhe se si. A keni dnonje fakt per kete? Sepse te hedhesh shashka kot pa baze konsiderohet shpifje. Ne e dime qe Berisha ka vjedhur sepse ka patur fakte per kete. Djali i tij i perfshire ne pacavuren e trafikimit te fishekeve me komapnine Amerikane si dhe ne Gerdec ku familjaret e Berishes ishin te perfshire teper direkt dhe me lidhje me Mediun dhe kompanine shteterore. Dihet gjithashtu vjedhja e Lulzim Bashes ne rrugen e kombit si edhe megavjedhja me CEZ e familjes Berisha si edhe shume e shume vjedhje te njohura. Qe Meta ka vjedhur e pame me bllok ne dore ne video te regjistruar nga Dritan Prifti. Nafta qe flisni ju eshte dhene me koncesion nga qeveria Berisha. C’mund te beje z. Edi Rama? Te prishe koncesionet e dhena nga qeveria Berisha? Po ti prishe shteti jone do tu paguaje miliarda kompanive. Nese ju keni fakte qe zoteroni se qeveria Rama po vjedh dhe paska cuar parate offshore na e thoni se cfare dini? Nxirrni faktet. Perndryshe mos beni deklarata te pabazuara ne fakte. Konsiderohen fake news, shashka per te demtuar reputacionin e KM te vendit. Po te thonit genjeshtra ne Perindim do te kishit perfunduar ne burg. Guxo ta besh ete qe po beni ju ne Amerike apo ne Europe. Do te shikoni perfundimin. Ju e dini shume mire sepse e njihni ligjin e mashtrimit dhe genjeshtres per ti demtuar reputacionin nje personi politik apo thjesht edhe civil.

      1. Bushi says:

        Jame plotesisht dakord me komentin e TONIT.Edhe Zoti Ngjela, me duket se ka mllefe,dhe keto i shkarkon te Kryeministri Rama.Akuzat qe i bene Rames,jane totalisht pabaza,inatçore,te paverteta.Te gjithe po e kuptojne, se Edi Rama, ka qene dhe eshte ne bashkepunim te ngushte dhe mbeshtetesi me i forte i SHBA-s dhe BE-s per reformen ne drejtesi.Kete gje, jo Ngjela,por kushdo qe te jete, nuk e mohon e as e mbulon dot.Rama eshte me i pasteri deri tani,dhe e meriton te jete kryeminister edhe per dekadat qe vijne.

    2. korçari says:

      O Avokat si kryetar i nje partie ku more zero vota nuk mund te pretendosh te marresh nje post ne qeveri ,kujdes skleroza po vepron mbi ju kujdes me broçkullat qe nxjerr per Ramen ,nqs je me te vertete avokat denoncoje ne gjykate ne te kundert me e pakta eshte t’a mbyllesh dhe te hash pershesh me kos. Gezuar 2018.

  2. Jak Boston says:

    Rama eshte bere si hambar i barsaletave dhe mbas pothuajse 5 vite kryeminister me marreveshje tani ska me as barsaleta rrugacerore ne hambarin e tij te mos flasim per berjen e shtetit pasi ajo as qe u fillua ndonjehere pervec deklaratave boshe dhe postimeve pa vlere ne internet .
    Pse nuk ngrihen rilindasit ti kerkojne llogari Rames per kete deshtim?
    Apo Ripjellja po shijon drogen dhe don me shume Ramen se Shqiperine.
    Enveristet= Qendrestaret= Ripjellja= Lesheista te gjithe krimba te kuq antikombetar.

  3. Don says:

    Si ka mundesi qe biznesi i privatizuar i Naftes funksionon nga privati ne kundershtim ulurites me ligjet dhe normat e marreveshjeve edhe pse keto jane skandaloze. Bankers Petroleum nuk ndermerr asnje risk. Kam bere shpenzime thote. Po ku ka bisnes pa risk dhe pa investime? Kjo ndodh vetem ne Shqiperi. Qeveria shqiptare biles jep parate per blerjet e Bankersit. Hajde ekonomi hajde. Kush i merr keto para? Sigurisht qe pjesa me e madhe vene tek kryeministri i rradhes. Ministri Damian Gjiknuri duhet te pergjigjet deri ne nje per te gjitha aferat e ndyra ne kurriz te bukes punes dhe jetes se Shqiptareve.

    Problemi tjeter qe na klasifikon ne pas vendeve te botes se katert eshte problemi i ndotjes ne Marinez,Zharrez Patos. Si ka mundesi qe te tolerohet zhvillimi i nje biznesi ne nje territorr qe ndot ambientin me kimikate , shperthime dhe lekundje dhe fundosje te tokes dhe te mos merret asnje mase qe te pushohet kjo menyre operimi qe shkaterron jeten e banoreve dhe i ben ata te vdesin para kohe per interes te fitimit te se disa njerezve qe erdhen vetem me nje laps ne xhep nga Kanadaja.
    Krahasoni kete situate psh cfare do te bente Kanadaja. Gjeja e pare do te evakuohej vendi dhe urgjentisht do te demshperbleheshin kokerr me kokerr banoret me shtepi te reja dhe me demshprblim per ndotjen e tokes. Ne vendin e ndotur nuk do te lejohej kalimi dhe Biznesi do te ishte larguar menjehere duke paguar demet per katastrofen. Companite e insurances duhej te penin menjehere likujdimin e demeve.

    Del Pyetja perse njerezit duhej te bridhnin dhe te ankohen neper dyert e pushtetit per te paguar demet? Bankersi sipas kontrates duhet te jete i siguruar me ligj, sipas ligjit Kanadez. (Pse nuk verifikohet dhe publikohet ky fakt?)
    Ne cfare Kompanie Insurance eshte regjistruar Bankers Peteroleum dhe cfare i mbulon kjo insurance?? Ne se po si i ka shpenzuar parate qe ka marre? Ai ka marre ajo parate dhe si i ka perdorur keto para? Ne se i ka marre ku dhe si i ka alokuar?

    Qeveritare te Korruptuar!!
    Sot Marinza eshte vendi ku 1 ne 3 veta vdes nga kanceri i mushkerive dhe 1 ne 2 veta vdes ne moshe te re. E gjithe popullsia e ketij rajoni e ka gjakun ngjyre blu nga prezenca e larte e karbonit dhe e komponenteve organosulfure ne gjak. Jeta mesatare e ketyre banoreve eshte nen 60 vjec kur mesatarja e vendit eshte mbi 70 vite. Ku u Con Mushka o qeveritare te korruptuar a punoni me ligje te standarteve njerezore apo ju jane errur syte nga korrupsioni dhe i kaloni situatat sipas parimit se hataja me e madhe zgjat vetem 3 dite pa cka se vdesin njerez. P. Moj ministrja e shendetesise perse nuk i paraqet statistikat e vdekshmerise nga kanceri, Leucemia, veshkat, melcia dhe zemra te ketyre banoreve viktime e qeverisjes tuaj injorante.

    O Damian Gjiknuri o Minister Hajdut injorant. Kontrata me Bankersin eshte per te vene duart ne koke dhe skandaloze dhe ti ske bere asnje veprim por ke vijuar te marresh pjesen me ate brekushe-carapekuqin. Mire vjedhjen qe ja toleroni ndergjegjes suaj te kalbur por mos toleroni te pakten mbrojtjen e shendetit te femijeve, grave, te rinjve nxenesve te shkollave. O ministria e shendetesise ku jeeeeeee?

    O Ministri i Arsimit ku jeeeeeeee??? Shikoni nxenesit e shkollave ne Marinez, Zharrez dhe Patos. I ze gjumi te topitur ne klase sepse gjakun e kane te ngopur jo me oksigjen por me karbon, Sulfure dhe merkaptane per te mos zene ne goje kimikatet e rrezikshme qe perdorin me mijera tonelata nga Bankersi. Shikoni rezultatet ne shkolle te ketyre femijeve. Jane shume te ulta dhe veshtire te gjesh ndonje nxenes qe eshte 100% i vemendshem ne mesim. Arsyeja jane te helmuar ne gjak dhe kete e tregijne analizat. Po nuk i besoni dergoini ato ne laboratore te pergjegjshem dhe do ta shikoni cfare u keni bere ketyre femijeve.

    O Ministri i Drejtesise ku Jeeeeeeeeeeeee???
    A ke sy ne balle te shikosh qe ligji me urgjent dhe sublim eshte mbrojtja e shendetit te popullit dhe femijeve? A e ke vrare mendjen se ku jane shkeljet ligjore ne kete hapsiren e vdekjes. Nuk po te themi se sa shume po grabitet populli shqiptar sepse kete ja kemi ngarkuar ta zgjidhe Damian Gjiknuri. Ti shiko dhe gjej te gjitha shkeljet ligjore qe ja bejne muuuuu perpara syve te tu. Bej nje lek pune dhe pregatit ndonje raport se eshte gjynah per keta njerez. Jane shqiptare dhe me halle jo shqiptar si ty me Benz dhe ndryshon moden sipas dites.

    Per AKBN. Bankersi ka bere Projekt shfrytezimi te V.\burimit, ka bere analiza e naftes Gjeokimi) dhe formacionit (Petrologji) ka bere teste PVT dhe Special Core Analysis, Core analysis etj. A ka dorezuar sipas ligjit nje kopje ne AKBN te ketyre materialeve.? Keto shpenzime jane deklaruar nga Bankersi publikisht. Atehere ku eshte kopja e AKBN. Ky eshte detyrim ligjor sepse kjop eshte toke shqiptare jo kanadeze. Jam i sigurt qe keta te punesuar nga Ilir Meta nuk kane as idene dhe as njohurite e kerkesave dhe kompetencave qe mbduhet te ushtrojne.

    Mero te lutem ma boto. Kjo eshte vetem maja e Ajsbergut.

    1. Samiu says:

      Plotesisht e drejte. Dihen rregullat kur merret me qera nje apartament dhe qeraxhiu shkaterron muret dhe dyshemene. Kur shkaterron cdo gje te instaluar pa tjeter qe duhet te demshperbleje per riparim sipas kontrates. Kur Bankersi nuk paguan gje por e paguajme ne ate atehere ku eshte leverdia ketu? Ku eshte sovraniteti i shtetit dhe i pushtetit lokal mbi territorrin. Ketu une kam te drejte te them qe nese Saliu u fali siperfaqe detare grekerve atehere Edi Rama eshte dakord qe Bankersi te kete nen Pronesi Marinzen Patosin dhe Zharrezen. Bankersi po vepron si pronar mbi territorrin. Ne Websitin e Bankersit eshte vene nje foto dhe e Vlores qe mburret sikur e ka prone te vet. Vlores zoterinj dhe porteve te saj i hani bajgat. Drejtesis do te vendoset shume shpejt dhe do te japin llogari edhe ata qe grabiten token ku eshte Petrolifera.

  4. shvejku says:

    Me se fundu u kuptua se avukadua Ngjela ka pjerdhur nga trute!
    A keni lexuar qofte edhe nje fjali nga ky sharlatan qe te jape mendim per reformimin ne drejtesise?
    Asnje fjale!
    Aq di dhe aq ben.
    Vuan bga deliri i madheshtise dhe do te grricet me kokat e medha!
    Avukad Ngjela!
    Nxirr ndonje lek nga zyra dhe lere kete pune se nuk eshte pet ty!
    Nuk pjerdh njeri nga keto mufkat e tua!

  5. Dymi says:

    O Mero, c’i botoni shkrime ketij grafomani. Ky ben gjojaanaliza sikur ju tregon pralla femijve. Vini re c’komunikim me lexiesit:-” E kuptoni tani…”
    Mero, te lutem, na kurse kohen!

  6. vangjeli says:

    O TAAAKKKUUUUUUU , po cilin te vem kryeminister qe te heqim kte qe kemi nuk na the , apo tja japim shoqates se persekutuarve ta dhjesim perfundimisht kte vend , na thuaj kujt tja japim qeverin dhe pastaj oburra ta heqim ED RAMEN , sido qe te mendosh ti per momentin esht me i miri ne qarkullim .do apo nuk do amerika me berlinin ne nuk kemi tjeter.pastaj kryeministrin e zgjedhim ne jo amerika se ndryshe i bie qe mos votojm fare se nuk ja vlen .

  7. DETARI Atllantides? says:

    I gjithe artikulli eshte shume i sakte !!!
    Por, cfare pune ka Edi Rama qe ky e merre me goje atje ku vendos emra te peshtire ,do vendosi dhe Edin !?
    Pa piken e kuptimit !
    Edi Rama ka qene ,eshte dhe do te jete njeriu qe do te cliroje vendin nga plehrat dhe do beje shtet !
    Se cfare muti hane te tjeret……zgjedhje tyre!!!!!

  8. shqip says:

    Vetem nje logjike te marresh mund te na mbushe mendjen me te Tilla atavizma . Sot ne planetin toke , nuk ka nje te vetem industri nafte , qe na del me humbje . Keto dokrrat e Albpetrolit , Bankers , etj , mund ti hane vetem analfabetet . E sigurte eshte qe ky vend eshte çvatur , sikur asnje vend afrikan . E vetmja periudhe ku pasuria rrinte ne xhepin e shtetit , apo perdorej per ineresat e shtetit , eshte periudha 45-90te . Pas ketij viti vendi eshte rrjepur sistematikisht . Deri edhe guret e druret . Personalisht nuk eshte se me ngrohin keta peshqit e medhenj . Behet fjale per mijra e mijra individe , qe Kane vjedhur edhe ujin e lumenjve . Edhe token , edhe guret e malit . Ndonje bastard edhe do bej ironi me ” keta guret ” . Po sa kompani fantazem rrezonin shpatet e maleve me tritol , Duke i kthyer edhe ne rrezik real erozioni . Sa fadroma i futeshin lumenjve , Duke gerryer shtratet shekullore te lumenjve , e Duke i kthyer ne rreke Uji . Mos flasim per krorat e masivet me pyje . Keta te fundit Jane si unët , fise te antikitetit . Krahasimi i kesaj karegorie eshte i ngjashem me ushtaret e Atila-s . Qe kur pa Romen ne mermer , i vu zjarr. Vete flinin mbi peme . Ah ! Me ç’njerezoret Jane ata te minierave . Aty Ku hyrja dihet , Po dalja nuk i dihet . Te mendosh qe keto zona kontrollohen si nje Here Far west. Keta Kane edhe biznese ne kryeqytet . Jane tipiket ufo qe Tiranen e pane kur u hap eksodi . Dhe e çan rrugen e historise me shpate , jo , me tritol ne dore . Jana xhama zinjte qe nuk i ndalojne policise . Dhe qershia per mbi torte e kesaj peshtiresie , Jane ata , shqupasit . Ata qe vjedhjen e kthyen ne institucion . Ata qe nuk vrane friken ndaj ligjit , Po vrane vete ligjin .

  9. Mali says:

    Meta i ka te siguruara parat e vjedhura Ndoshta dhe strehimin politik ne Greqi Ai i siguroi keto dy gjera shume
    lehte vetem me nje pashaporte qe i fali shtetit Grek

  10. Ngjela qe ja ben gam gam says:

    Avukat ngjela..Te ka rene pertoke autoriteti qe ke pasur dikur.Po si more avukat, del cdo tre kater dite,dhe thua te njejtat gjera, si ai femije i klases pare.Mer cdo gazeta, dhe analist, i kujdo krahu qofte, kam nje problem, dhe di se ku do ta coje.Ti ke te vetmin fjalor dhe pirdhni perdite me fjalet, Saliu,Basha, ,Rama hajdut,dhe ne fund me gjysme zeri perment dhe Ilirin..Po ama te gjithe inatin me Ramen e ke..O avukat..Ne qeverine Rama nje..ti do ishe minister i drejtesise..por ta dhjeu Iliri, se i tha Rames po vure ate psikopat, dal nga qeverija..
    Si nuk kupton mor i shkrete, se Rama ka mare mbeshtetjen e pjeses dermuse te popullit,dhe eshte Kryeministri me i suksesshem ne vent..Reformat qe po ndermer ai jane historike..Pse kush mendon ti i projektoj gjithe keto reforma, duke perfshire dhe ate te drejtesise..E ke pare qe ste kthen pergjigje, e ben enkas, qe te te ler te lehesh, si qen, gjersa te te dale boja..Nje e dy,Amerika, Europa..prisni cdo tju beje?
    jO or gomar jo!! Fatet tona i ka ne dore populli yne, qeverija dhe kryeministri qe mori voten tone..Po te te donte Amerika ty, te vinte kryeprokuror, por e dine ata qe je nje trap..Dic te dija, por ti je Askushi..

    1. Marsel says:

      Lind pyetja , mire ne qeverin e pare paska ven veto Likja po ne kete te dyten? Mere detyre shtepie e te fala lartgjatesise se tij

  11. Rr. B. Gramshi says:

    Ky sociopat shkruan sikur po flet perpara nje brgade kooperativistesh te Gradishtes ne vitin 1960.
    Vetem kritikon “imperiazmin” pa dhene asnje ide apo opsion.
    Ne fund mbasi ke mbaruar se lexuari denglat e tij del ne konkluzionin se te gjithe politikanet me nje menyre apo nje tjeter duhet te largohen the shteti te drejtohet nga k/ministri i ri Spartak Ngjela.

    1. populli says:

      O gene prishur qe ne embrion qe mbroni kryeministrn si ta kini baba.turp e faqe zeze per genin tuaj qe spranoni tja u shaje kush.do ti villni nje dite nga zoti te gjitha mos kini merak haram ato para te vjedhura qe kini vene .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje